LAJMI I FUNDIT:

Edhe Gmail mobil bëhet me Priority Inbox

Edhe Gmail mobil bëhet me Priority Inbox

Priority Inbox është paraqitur kohë më parë si mundësi e Gmail e cila vet gjen postën e rëndësishme elektronike dhe e vendosë atë në krye të inboxit tuaj, e tani ky opsion është bërë i mundur edhe në pajisjet mobile.

Kjo gjë funksionon shumë thjeshtë: në momentin kur e aktivizoni këtë opsion në versionin desktop të Gmail, do të shihni direktoriume të reja me postë të rëndësishme si dhe opsionet në versionin mobil të Gmail.

Një shënjues i vogël i verdhë në formë të shigjetës nënkupton postë të rëndësishme elektronike (anglisht: important); nëse shigjeta është e mbushur me ngjyrë të verdhë, do të thotë se bëhet fjalë për postë të rëndësishme të palexuar, e nëse është e mbushur me të bardhë, atëherë ajo është postë e rëndësishme të cilën veçmë e keni lexuar.

Ky opsion ofrohet në të gjithë shfletuesit aktual mobil të cilët mbështesin HTML5, me fjalë tjera do të funksionojë në të gjitha pajisjet me Android 1.5+ apo iOS 3+. /Telegrafi/