LAJMI I FUNDIT:

Eda Zari komenton pjesëmarrjen e Bregoviq në Korçë, ndërsa kujton ndihmën që Kosova i ofroi Shqipërisë në tërmetin e vitit 2019

Eda Zari komenton pjesëmarrjen e Bregoviq në Korçë, ndërsa kujton ndihmën që Kosova i ofroi Shqipërisë në tërmetin e vitit 2019

Këngëtarja e mirënjohur, Eda Zari, ka shprehur mendimin e saj njëherësh pakënaqësinë për pjesëmarrjen e Goran Bregoviq në Korçë.

Ajo bëri një postim në rrjetin social, Facebook, me anë të të cilit kujton tërmetet e nëntorit të vitit 2019 dhe ndihmën që Kosova i ofroi Shqipërisë në atë periudhë të rëndë.


“Ndër të tjera – s‘më harrohet fotografia e kolonave të kamionëve që vinin nga Kosova në Shqipëri kur ra tërmeti me 26.11.2019 – erdhën aq urgjentisht për t‘na qënë pranë. Mos ja shkelni dhimbjen e terrorit Kosovës duke i kujtuar për mirazi Serbinë”, theksoi Zari.

E njëjta tutje ka replikuar me fansat duke thënë se nuk duhet ta shikojnë çështjen vetëm tek arti.

“Nuk besoj se duhet ta shikoi vetëm çështjen tek arti. Ja t’ua përsëris edhe njëherë komentuesve që kanë vënë disa pyetje: Paçka se nuk kam gishtvënë sa më lart orientimin tek arti dhe këtu flas fort për harresën e dhimbjes (që në një formë është fenomen i shoqërisë sonë, sikundër harrohen krimet e komunizmit), nëse do vërejmë artin dhe luftën apo artin dhe politikën, me sqimatari Pati Smith dhe Bert Brecht e ligjëron idenë – ‘Për fatin tonë të keq politika kërkon të neutralizoj tonin e artit duke e bërë të tijën’. Dhe them fort se nuk janë të pakta herët kur – imanenca e politikës e penetron jo vetëm në art porn ë çdo fushë. Lutem mos u ndani në fronte”, vazhdon më tej artistja.

Fifi: Do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse Bregoviq këndon në Korçë
Lexo po ashtu Fifi: Do të jetë shumë fyese e ofenduese për shqiptarët e Kosovës nëse Bregoviq këndon në Korçë

Krahas Edës, reagimet kanë qenë të shumta edhe nga artistë të tjerë të tregut muzikor shqiptar. /Telegrafi/

Eda Zari (Foto: Facebook)

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori