Këngëtarja e njohur Dua Lipa është tashmë krenare për sukseset e saj të njëpasnjëshme, dhe kjo po e shtyn që të punojë edhe më tepër.

Shumë shpejt ajo pritet që të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, gjersa këto javë është duke u kujdesur për xhirimet.


Ajo është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here fotografi të ndryshme nga aktivitet mzuikore apo përditshmëria e saj.

Mirëpo, imazhi i fundit që këngëtarja ka publikuar nuk është i zakonshëm. Dua shfaqet e shtrirë për tokë sikur të ishte pa ndjenja, teksa pranë sa gjendej një motor.

Sigurisht që kjo skenë ka qenë e gjitha një improvizim, megjithatë ka lënë të shokuar paksa fansat kur e kanë parë për herë të parë. /Telegrafi/