LAJMI I FUNDIT:

E shtyu djaloshin që mbledh topa, reagon trajneri i Fulhamit për veprimin e Lenos

E shtyu djaloshin që mbledh topa, reagon trajneri i Fulhamit për veprimin e Lenos

Trajneri i Fulham, Marco Silva i ka dalë në mbrojtje Bernd Lenos pas një sherri me një djaloshin që mbledh topa gjatë humbjes 3-0 të Cottagers në Bournemouth.

Ish-portieri i Arsenalit u përfshi në një përplasje të çuditshme me një djalosh të ri gjatë pjesës së dytë në stadiumin Vitality, me skuadrën e tij duke humbur 2-0. Gjermani nxitoi të merrte topin për të nisur sërish lojën, por ishte i pakënaqur me shpejtësinë me të cilën djali i ri po ia kthente topin.


Leno e kapi atë nga krahët dhe e shtyu, duke e zemëruar turmën vendase. Leno, tashmë kishte karton të verdhë për përpjekjen për të vonuar Dominic Solanke nga gjuajtja e penalltisë, por shpëtoi pa u përjashtuar. Gjyqtari Tim Robinson bëri me shenjë që loja të vazhdonte dhe një sigurim foli me lojtarin për të parë nëse ai ishte në rregull.

Bernd Leno shkakton skandal në Ligën Premier me veprimin ndaj djaloshit që mbledh topa në fushën e Bournemouthit
Lexo po ashtu Bernd Leno shkakton skandal në Ligën Premier me veprimin ndaj djaloshit që mbledh topa në fushën e Bournemouthit

Leno iu afrua djaloshit pas ndeshjes dhe u pa duke i kërkuar falje dhe duke e përqafuar.

Duke folur për incidentin pas ndeshjes, trajneri i Fulhamit, Silva, këmbënguli se ndërsa Leno “preku” djalin, nuk mjaftonte ta quanin atë “shtyrje”.

Ai gjithashtu sugjeroi që djemtë që mbledhin topat ishin udhëzuar të vononin lojën në mënyrë që Bournemouth të mund të ruante epërsinë prej dy golash.

“Kam folur me Berndin për këtë. Është e qartë se ai foli me djalin pas momentit. Ai është një profesionist, ai donte të luante shpejt, por djaloshi nuk e dorëzonte topin”, deklaroi ai.

“Nuk e di kush u jep udhëzimet për ta mbajtur atë. Ai e preku djaloshin, nuk e shtyu – janë gjëra të ndryshme. Unë nuk jam anglez, por e di ndryshimin. Ai e preku atë. Zyrtari i katërt e kishte të qartë se djemtë që mbledhin topat po vononin lojën. Ne donim të luanim shpejt”, ka shtuar më tej Silva. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori