LAJMI I FUNDIT:

E pyetën se përse u rikthye në Ukrainë, Usyk renditë arsyet se çfarë nënkupton fjala atdhe për të

E pyetën se përse u rikthye në Ukrainë, Usyk renditë arsyet se çfarë nënkupton fjala atdhe për të

Vetëm pak muaj më parë, kampioni i botës në peshën e rëndë Oleksandr Usyk po përballej me kundërshtarët në ringun e boksit. Tani, ai është kthyer në shtëpi në Ukrainë, i përgatitur për të marrë armët për të mbrojtur vendin e tij.

Kur u pyet të martën pse ishte kthyer, ai u përgjigj: “Çfarë do të thotë, pse?”


Është detyra ime (të luftoj), të mbroj shtëpinë time, familjen time,” tha ai, duke folur për CNN nga një bodrum në Kiev. “Unë duhet ta bëj këtë.”

Ikona e boksit ukrainas armatoset me pushkë për t'i bërë ballë pushtimit rus
Lexo po ashtu Ikona e boksit ukrainas armatoset me pushkë për t'i bërë ballë pushtimit rus

Ai shtoi se nuk donte të vriste askënd, por do të bënte atë që ishte e nevojshme për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tij.

Kur u pyet nëse kishte frikë, ai tha: “Shpirti im i përket Zotit, dhe trupi im dhe nderi im i përkasin vendit tim, familjes sime. Pra, nuk ka frikë. Absolutisht asnjë frikë”.

WBO do t'i heqë të gjithë boksierët rusë nga renditja, pas pushtimit të Ukrainës
Lexo po ashtu WBO do t'i heqë të gjithë boksierët rusë nga renditja, pas pushtimit të Ukrainës

Paraqitja e fundit e 35-vjeçarit në ring ishte në shtator, kur ai u bë kampion i botës në peshën e rëndë duke fituar me vendim unanim ndaj Anthony Joshuas.

Usyk nuk është i vetmi kampion boksi që ka marrë armët për të mbrojtur vendin e tij nga sulmi i Rusisë.

Oleksandr Usyk i bën thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të anulojë pushtimin e Ukrainës
Lexo po ashtu Oleksandr Usyk i bën thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të anulojë pushtimin e Ukrainës

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë dhe kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko  deklaroi për CNN të martën se është krenar për qytetarët ukrainas që mbrojnë vendin e tyre dhe e sheh betejën përpara si një luftë për të ardhmen e tij. Klitschko  dhe vëllai i tij, Wladimir Klitschko, janë zotuar të dy të luftojnë për Ukrainën.

Ndërkohë, kampioni ukrainas i botës në tre pesha, Vasily Lomachenko, i është bashkuar një batalioni mbrojtës në vendin e tij, sipas një postimi në llogarinë e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori