LAJMI I FUNDIT:

E poshtëroi Sanchesin, Mourinho i kërkon falje portugezit dhe tregon të ardhmen e tij

E poshtëroi Sanchesin, Mourinho i kërkon falje portugezit dhe tregon të ardhmen e tij

Renato Sanches është poshtëruar të dielën në mesditë, ku ka qëndruar në fushë vetëm 18 minuta dhe është larguar.

Mesfushori portugez i Romës u fut në lojë në minutën e 46-të, derisa vetëm 18 minuta më vonë trajneri Jose Mourinho vendosi ta largonte nga loja dhe kjo solli habinë e Renato Sanchesit.


Gjithsesi Special One ka thënë se e ka bërë këtë gjë për të mirën e skuadrës dhe i ka kërkuar falje publike mesfushorit.

“I kërkoj falje publike Renato Sanchesit, ai nuk e ka merituar këtë. Këtë gjë e kam bërë vetëm tre ose katër herë në karrierën time. Nuk kishte të bënte asgjë me të, por isha i detyruar të bëja ndryshime për të rikthyer rezultatin”, deklaroi Mourinho.

Tutje trajneri portugez ka theksuar se dëshiron të mbetet te Roma duke dhënë një sinjal të fuqishëm përkundër se kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

“Tani jam në Romë dhe po argëtohem shumë. Roma është një klub me ambicie dhe më pëlqen shumë të jem këtu. Jam i lumtur, por jam në fund të kontratës sime, ndërsa do të vendosë klubi për vazhdimësinë ose jo të bashkëpunimit”.

“Tani për tani po fokusohem vetëm tek e tashmja dhe po shijoj këto momente sa më shumë që të jetë e mundur”.

“Është një klub shumë i bukur me shumë njerëz të mirë, ata nuk janë lojtarët më të mirë në botë, por janë njerëz të mirë. Tifozët janë fantastikë, qyteti është befasues, jam shumë i lumtur, e përsëris”.

“Dëshira ime është të qëndroj këtu dhe të nis një projekt për rritjen e futbollistëve të rinj, tani klubi do të vendos”, deklaroi Mourinho. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos

Serie A
Kalo në kategori