LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme, por e vërtetë – Barça bëri të pamundurën realitet, jemi dëshmitarë të përmbysjes më të madhe në histori të futbollit (Video)

E pabesueshme, por e vërtetë – Barça bëri të pamundurën realitet, jemi dëshmitarë të përmbysjes më të madhe në histori të futbollit (Video)
BARCELONA, SPAIN - MARCH 08: Sergi Roberto of Barcelona (20) celebrates as he scores their sixth goal during the UEFA Champions League Round of 16 second leg match between FC Barcelona and Paris Saint-Germain at Camp Nou on March 8, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Barcelona e ka fituar ndeshjen kthyese të 1/8 së  finales të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit me rezultat 6-1 dhe vazhdoi në çerekfinale.

Katalunasit ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe arritën të përmbysin rezultatin prej 4-0 nga ndeshja e parë.


Getty Images

Goli i parë në takim erdhi nga Luis Suarez në minutën e tretë, ndërsa Laycin Kurzawa ngriti epërsinë e vendasve duke shënuar autogol dhe me rezultatin 2-0 skuadrat shkuan në pushim.

Goli i shpresës u shënua nga Lionel Messi në minutën e 50-të nga pika e bardhë.

Getty Images

Por, në minutën e 62-të në skenë doli Edison Cavani, duke ia bërë më të vështirë kualifikimin.

Getty Images

Çdo gjë u bë dramatike me dy golat e shpejtë nga Neymar (88′ dhe 90’+1), por në minutën e fundit shtesë shënoi Sergi Roberto dhe kështu kualifikoi klubin spanjoll tutje, dhe u bë autor i përmbysjes më të madhe në histori të futbollit.

Kundërshtari i ardhshëm i Barcelonës do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/