E kryer, Real Madridi nis spastrimin - e largon përfundimisht yllin e skuadrës


Real Betisi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit Fran Garcia, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
Sipas tij, klubi madrilen do të përfitojë katër milionë euro nga shitja e mbrojtësit të majtë, ndërsa ka ruajtur edhe 50 për qind të vlerës së një transferimi të ardhshëm të lojtarit.
Kontrollet mjekësore për 26-vjeçarin tashmë janë caktuar, pasi lojtari ka dhënë pëlqimin për t'iu bashkuar klubit nga Sevilla.
Fran Garcia pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare, e vlefshme deri në verën e vitit 2030.
🚨🟢⚪️ Fran García to Real Betis, here we go! Deal signed with Real Madrid for €4m fee, 50% sell-on clause remaining to Madrid and medical booked.
García said yes to Betis and will become their new left back. 🫱🏻🫲🏼 pic.twitter.com/Io6w0WvU7Y
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 8, 2026
Mbrojtësi spanjoll do të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Manuel Pellegrini, e cila sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Kampionëve.
Ndërkohë, Reali pritet të jetë mjaftë aktive në treg ngase synon edhe disa shitje si Edouardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Ferland Mendy dhe Gonzalo Garcian./Telegrafi/









































