LAJMI I FUNDIT:

‘E kemi Granit Xhakën’ – rindërtimi i raporteve të mesfushorit me tifozët e Arsenalit

‘E kemi Granit Xhakën’ – rindërtimi i raporteve të mesfushorit me tifozët e Arsenalit
(Foto: Twitter/Arsenal)

Në tetor të vitit 2019, Granit Xhaka i shau tifozët e Arsenalit, sot ata e këndojnë emrin e tij, e gjitha falë angazhimit të pashoq dhe ndërhyrjes së trajnerit Mikel Arteta.

Nëse ka pasur ndonjëherë një tregues se sa mirë po shkojnë gjërat për Topçinjtë në krye të tabelës tani, kjo ndodhi në fund të fitores (3-0) së të dielës në Brentford.


Gjyqtari kishte dhënë fishkëllimën e fundit dhe lojtarët po shkonin drejt tifozëve mysafirë në Gtech Community Stadium për të festuar fitoren e gjashtë në shtatë ndeshjet e Ligës Premier.

Ne e kemi Granit Xhakën, e kemi Granit Xhakën. Ne e kemi Granit Xhakën, e kemi Granit Xhakën…” – kjo ishte kënga që dëgjohej nga fundi i gëzueshëm jashtë fushe teksa skuadra londineze qëndronte përballë tifozëve të vet duke i përshëndetur, duartrokitur dhe duke shprehur mirënjohjen e tyre për të gjithë mbështetjen.

Për mesfushorin shqiptar, ishte një moment i veçantë.

“Është një ditë shumë, shumë e veçantë për mua”, pranoi ai më pas në një mesazh emocionues të cilin e dërgoi përmes llogarisë së Arsenalit në Twitter.

“Të dëgjoja atë që ndodhi, (që ju) ta këndoni këngën për mua. Faleminderit”, ishte shprehur 29-vjeçari.

Për shumicën e lojtarëve, serenadat nga tifozët nuk do të ishin asgjë e re. Në fakt, do të ishte diçka e rëndomtë. Por, për sa i përket marrëdhënies së tij me tifozët e Arsenalit, Xhaka nuk është një lojtar i zakonshëm.

Në të vërtetë, fakti që ai tani po merr vlerësimin e tyre flet shumë për cilësinë e performancave që ka bërë këtë sezon.

Pas gjashtë vitesh me në Emirates, ky ishte sezoni që shumë menduan se përfaqësuesi i Zvicrës më në fund do të largohej nga formacioni startues, veçanërisht me ndryshimin e sistemit të prezantuar nga Arteta, ku Xhaka ka në një rol shumë më të avancuar në mesfushë.

Granit Xhaka me rol të ri nën urdhrat e Mikel Artetas
Lexo po ashtu Granit Xhaka me rol të ri nën urdhrat e Mikel Artetas

Por, në vend të kësaj, ai ka çimentuar vendin e tij në ekip me një seri paraqitjesh të shkëlqyera. Një lojtar që më parë shihej si fatkeqësi që pritet të ndodhë, tash është i pazëvendësueshëm.

Ai ishte i mrekullueshëm kundër Brentfordit në të dy skajet e fushës, duke formuar një pengesë pothuajse të padepërtueshme përpara katër mbrojtësve së bashku me Thomas Partey, duke luajtur gjithashtu një rol kryesor në të tretën e fundit.

(Foto: Twitter/Arsenal)

Asistimi i Xhakës për golin e Gabriel Jesus – një top i mrekullueshëm për sulmuesin brazilian – ishte i treti i tij në Ligën Premier këtë sezon. Vetëm Bukayo Saka (katër) ka më shumë.

“Gjatë gjithë kohës mundohet të më gjejë, Ishte top i mrekullueshëm, një harkim i shkëlqyer. Jam shumë i lumtur që luaj me të. Është lojtar inteligjent dhe shumë cilësor”, ka pohuar Jesus.

Statistikat e Granitit këtë sezon tregojnë se sa po e shijon lirinë e re që ka brenda skuadrës. Ka realizuar një gol dhe ka dhuruar tri asistime në vetëm shtatë ndeshje. Gjithashtu ka krijuar 14 raste dhe ka pasur 25 prekje në zonë – kjo është vetëm 12 më pak sa kishte arritur gjatë gjithë sezonit 2021/2022.

Por, nuk është vetëm shkuarja përpara aty ku ka shkëlqyer. Edhe në mbrojtje, ka qenë shumë i fortë. Askush në skuadrën e Arsenalit nuk ka bërë më shumë ndërprerje aksionesh sesa Xhaka, ndërsa gjithashtu e ka fituar 33 herë posedimin e topit në shtatë ndeshje – vetëm dy lojtarë e kanë rikuperuar topin më shumë se shqiptari.

Xhaka rrëfen përpjekjet për rregullimin e raporteve me tifozët dhe dëshiron që ata ta ndryshojnë opinionin për futbollistët
Lexo po ashtu Xhaka rrëfen përpjekjet për rregullimin e raporteve me tifozët dhe dëshiron që ata ta ndryshojnë opinionin për futbollistët

Dhe gjithashtu nuk ka pasur asnjë shenjë – së paku deri më tani – të gabimeve të papritura në përqendrim që kanë pllakosur Xhakën gjatë karrierës së tij te Arsenali.

(Foto: Twitter/Arsenal)

Ndërsa çfarë mendon Arteta se është meritor për këtë nivel të ri të performancës së mesfushorit?

“Konsistenca e tij. Si zhvillohet ai çdo ditë, si ka mësuar nga situatat e ndryshme në karrierën e tij – qofshin këtu apo me përfaqësuesen – dhe gatishmërinë e tij me kalimin e kohës për të qëndruar i përulur, për të shikuar përpara dhe për t’u përpjekur të përmirësohet. Kur e bëni këtë, normalisht ndodhin gjëra të mira”.

“Unë mendoj se ai e ndjen tani që dashuria dhe respekti shkojnë në të dyja drejtimet. Shikoni tifozët tanë dhe mënyrën si po i këndonin atij. Kjo e bën atë emocional. Kjo e bën atë të përpiqet të japë edhe më shumë dhe unë jam shumë i kënaqur për të, sepse, sipas mendimit tim, e meriton plotësisht”, ka deklaruar trajneri.

(Foto: Screenshot/Twitter/DAZN)

Po të mos kishte qenë Arteta, Graniti do të ishte larguar qëmoti nga Topçinjtë.

Xhaka e pranon se ishte afër transferimit te Roma, por thotë se Arteta e Edu ndikuan në vendimin e tij
Lexo po ashtu Xhaka e pranon se ishte afër transferimit te Roma, por thotë se Arteta e Edu ndikuan në vendimin e tij

Mesfushori ka pranuar se i kishte përgatitur valixhet dhe ishte gati të largohej pas zënkës me tifozët e Arsenalit gjatë ndeshjes ndaj Crystal Palace në tetor të vitit 2019.

Asokohe, Xhaka ishte kapiten dhe trajneri i atëhershëm, Unai Emery, ia kishte hequr shiritin e kapitenit pas incidentit, në të cilin futbollisti i kishte sharë tifozët, të cilët i fishkëllenin kur po zëvendësohej.

Në atë kohë dukej sikur gjithçka ka mbaruar dhe nuk kishte kthim prapa, dhe ashtu do të ndodhte po të kishte qëndruar trajneri i atëhershëm. Por, shumë shpejt arriti Arteta dhe e bindi lojtarin të qëndrojë.

Kjo ka ndodhur para afro tre vitesh, ndërsa rruga drejt paqes me tifozët nuk ka qenë e lehtë. Mirëpo, Xhaka nuk është një lojtar që fshihet nga sfidat.

Gjatë rrugës ka pasur pengesa duke përfshirë dy kartonë të kuq në edicionin e kaluar, por mesfushori sot është i respektuar më shumë se kurrë në Londrën Veriore.

Skenat në fund të ndeshjes së të dielës – kur Xhaka u duartrokit dhe mori brohoritje nga tifozët derisa mbante shiritin e kapitenit – as që mund të imagjinoheshin në të kaluarën.

Por, nëse vitet e kaluara të Granitit në Angli na kanë mësuar diçka, është se asnjëherë nuk duhet të dyshoni në objektivat dhe arritjet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori