LAJMI I FUNDIT:

Xhaka e pranon se ishte afër transferimit te Roma, por thotë se Arteta e Edu ndikuan në vendimin e tij

Xhaka e pranon se ishte afër transferimit te Roma, por thotë se Arteta e Edu ndikuan në vendimin e tij

Granit Xhaka ishte shumë pranë transferimit te Roma në verën e vitit të kaluar.

Mesfushori nga Kosova vinte pas një paraqitje fantastike në Kampionatin Evropian dhe ishte dëshira kryesore e Jose Mourinhos për mesfushën.


Madje në atë kohë mediat në Itali dhe Angli e bënin fakt të kryer transferimin e tij te Roma, por në fund një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Xhaka mbeti te Arsenal.

29-vjeçari është rikthyer të flas për atë periudhë dhe ka zbuluar se ishte shumë pranë transferimit në kryeqytetin italian.

Por në një intervistë dhënë për gjigantin amerikan ESPN, kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës tha se ishte trajneri Mikel Arteta dhe drejtori i Arsenal, Edu që e bindën të qëndronin në Londër.

“Kishte diçka me Romën. Unë isha shumë afër transferimit aty, por pastaj nuk u bë asgjë sepse Mikel Arteta dhe Edu nuk donin që unë të largohesha”, tha Xhaka për ESPN.

“Pa trajnerin Arteta nuk do të isha më në këtë klub. Ai më ndimoi kur unë isha në tokë duke më marrë dhe duke ma shtrirë dorën”, u shpreh mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane.

Xhaka është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016 kur iu bashkua skuadrës londineze nga Borussia Moenchegladbach për 45 milionë euro, derisa ka kontratë me Topçinjtë deri në verën e vitit 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori