LAJMI I FUNDIT:

Xhaka rrëfen përpjekjet për rregullimin e raporteve me tifozët dhe dëshiron që ata ta ndryshojnë opinionin për futbollistët

Xhaka rrëfen përpjekjet për rregullimin e raporteve me tifozët dhe dëshiron që ata ta ndryshojnë opinionin për futbollistët
(Foto: Instagram/granitxhaka)

Granit Xhaka e ka kujtuar me buzëqeshje golin e shënuar ndaj Manchester Unitedit në muajin prill, të cilin tifozët e votuan si golin më të mirë të sezonit.

Fitorja prej 3-1 ndaj Djajve të Kuq shënonte një moment të rëndësishëm për mesfushorin shqiptar, i cili dukej se do të largohej tre vite më parë nga Arsenali pas prishjes së raporteve me tifozët gjatë zëvendësimit në tetor të vitit 2019 në ndeshjen ndaj Crystal Palace (2-2).

Derisa largohej nga fusha, Xhaka u fishkëllye nga publiku në Emirates, porse ai u xhirua duke i sharë tifozët teksa hynte në tunel.

Dukej sikur nuk kishte kthim prapa dhe 29-vjeçari ka pranuar se i kishte paketuar valixhe dhe do të shkonte në Gjermani, por Mikel Arteta e bindi të qëndronte pasi e zëvendësoi Unai Emeryn në postin e trajnerit.

Granit Xhaka nuk ndalet së befasuari tifozët e Arsenalit - mesfushori shqiptar ka gjithë vëmendjen në "Emirates"
Lexo po ashtu Granit Xhaka nuk ndalet së befasuari tifozët e Arsenalit - mesfushori shqiptar ka gjithë vëmendjen në "Emirates"

Që atëherë, Xhaka është përpjekur t’i rregullojë raportet me tifozët, ndërsa goli ndaj Unitedi që erdhi në një moment vendimtar të sezonit, ishte urë e madhe lidhëse mes tyre.

Tash që mesfushori po përgatitet për sezonin e shtatë me Topçinjtë është i vendosur që të vazhdojë të forcojë këtë lidhje.

“Ky ndoshta ishte një prej momenteve të mia më të mëdha brenda këtij klubi të futbollit”, kujton Xhaka, citon Goal.com.

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi para tre vitesh. T’jua jap këtë përgjigje tash se (goli) është një prej momenteve më të shkëlqyera, para tri vitesh do të thosha se nuk do të ndodhte kurrë”.

“Natyrisht, ndjej më shumë dashuri nga tifozët. Nga ana ime mendoj se ka nevojë për kohë për të ndërtuar diçka me ta. Por, mendoj se jemi në rrugë të mirë”.

(Foto: Instagram/granitxhaka)

“Shumë njerëz më pyesin: ‘A ishte sezoni i kaluar Graniti më i mirë prej se je këtu?’, por unë asnjëherë nuk kam pasur problem me këtë klub, as me bashkëlojtarët, as me njerëzit në objekt, ishte vetëm ai moment në ndeshjen ndaj Palace. Gjithçka tjetër ishte mirë me klubin”.

Njerëzit e shikojnë vetëm atë moment dhe ishin të zhgënjyer, ndërsa i harrojnë pesë vitet tjera, por kjo është pjesë e punës”, është shprehur mesfushori.

Xhaka e pranon se ishte afër transferimit te Roma, por thotë se Arteta e Edu ndikuan në vendimin e tij
Lexo po ashtu Xhaka e pranon se ishte afër transferimit te Roma, por thotë se Arteta e Edu ndikuan në vendimin e tij

Xhaka shpesh është ndier i keqkuptuar te Arsenali. Ai beson se tifozët anglezë besojnë në një masë se lojtarët nuk shqetësohen për futbollin, se ata thjesht e heqin nga vetja një humbje apo një paraqitje të keqe dhe vazhdojnë normalisht.

Ai shpreson që ky qëndrim të ndryshojë pasi tifozët ta shohin dokumentarin All or NothingAmazonit. Aty shihen përjetimet e lojtarëve prapa skenave, me kamerat që madje e përcjellin shqiptarin në shtëpinë e tij, ku shihet me gruan dhe dy fëmijët.

(Foto: Instagram/granitxhaka)

“Njerëzit që nuk ka përcjellin në stërvitje, për shembull, nuk e shohin sa shumë punojmë. Ata na shohim vetëm gjatë 90 minutave. Të gjithë kanë një ditë të mirë dhe një ditë të keqe. Prandaj kam kërkuar nga klubi: ‘Pse nuk i sjellim tifozët ndoshta një herë në javë të na shohin në stërvitje?’”.

Goli ndaj Man Utd votohet si më i miri i sezonit te Arsenali, Granit Xhaka falënderon tifozët
Lexo po ashtu Goli ndaj Man Utd votohet si më i miri i sezonit te Arsenali, Granit Xhaka falënderon tifozët

Si 29 vjeçar, mesfushori është në grupin e lojtarëve më të moshuar te Arsenali. Derisa Arteta i largoi shumë futbollistë të mbetur nga koha e Arsene Wenger apo Unai Emery, Xhaka mbeti.

“Është keq që kam vetëm edhe dy vite në kontratën time. Të shohim se çfarë do të ndodhë pas dy vitesh, por po shoh një të ardhme shumë, shumë të madhe për këtë klub. Është viti im i shtatë këtu. Kam parë gjëra të mira, kam parë gjëra të këqija”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori