LAJMI I FUNDIT:

E gjithë Anglia në mbështetje të Gary Linekerit: Lojtarët dhe trajnerët refuzojnë intervistat për BBC Sport

E gjithë Anglia në mbështetje të Gary Linekerit: Lojtarët dhe trajnerët refuzojnë intervistat për BBC Sport

Intervista pas ndeshje me lojtarët dhe trajnerët e Ligës Premier nuk do të zhvillohen në këndin e njohur “Match Day” nga BBC Sport, pas zhvillimeve nga e premtja (dje).

Në një mbrëmje kaotike të së premtes, BBC njoftoi se Gary Linekerit i ishte thënë të tërhiqej nga pozicioni i tij si moderator, pas komenteve të tij në mediat sociale ku ai kritikoi politikën e re të qeverisë për azilin dhe krahasoi gjuhën e përdorur me Gjermaninë naziste.


BBC tha se ishte një “shkelje e udhëzimeve tona” dhe i tha ish-sulmuesit të Anglisë që “të qëndrojë larg nga çështjet politike partiake ose polemikat politike”.

Image: PA

Por, televizioni është aktualisht nën një rrëmujë të madhe, pasi bashkëprezantuesit e Lineker, Ian Wright dhe Alan Shearer, kanë konfirmuar se po bojkotonin emisionin në solidaritet me 62-vjeçarin.

Jermaine Jenas dhe Micah Richards të dy thanë se do të kishin bërë të njëjtin veprim, ndërsa Alex Scott u tërhoq nga emisioni Football Focus para se të përfundonte ai.

BBC më pas dha një përditësim mbi emisionin, duke njoftuar se do të vazhdonte ende, por pa ekspertë dhe çdo lloj prezantimi në studio.

Të gjitha lajmet nga Premier League
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Premier League

Dhe në një tjetër lëvizje të paprecedentë, nuk do të realizohet asnjë intervistë me lojtar apo trajner në Ligën Premier.

BBC informoi Ligën Premier se 12 klubet, duke përfshirë Liverpool, Manchester City, Chelsea dhe Tottenham, nuk duan të zhvillojnë intervistat.

Federata angleze e futbollit tha se ata ishin në mbështetje të lojtarëve që po mendonin për bojkotimin e intervistave pas ndeshjes.

Në një deklaratë thuhej: “Gjatë atyre bisedave ne e bëmë të qartë se, si sindikatë e tyre, do të mbështesim të gjithë anëtarët që mund të përballen me pasoja nëse zgjedhin të mos kryejnë angazhimet e tyre në transmetim”.

“Ky është një vendim me sens të përbashkët që siguron që lojtarët tani nuk do të vendosen në atë pozicion”.

Lineker ka prezantuar emisionin Match Day që nga viti 1999 dhe kryeson mbulimin e BBC-së për turnetë ndërkombëtare si Kampionati Botëror dhe Kampionati Evropian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Kalo në kategori