LAJMI I FUNDIT:

E duan Reali dhe Barcelona, por një skuadër angleze është në përparësi për të nënshkruar me Dani Olmon

E duan Reali dhe Barcelona, por një skuadër angleze është në përparësi për të nënshkruar me Dani Olmon

Dani Olmo është i vendosur për tu larguar nga RB Leipzig në afatin kalimtar të verës dhe për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Mesfushori spanjoll është futur në vitin e tij të katërt me klubin gjerman dhe interesimi nga top klubet evropiane nuk ka munguar në asnjë moment.


Real Madrid dhe Barcelona po kërkojnë rikthimin e tij në La Liga, por Olmo është objektiv edhe i skuadrave të mëdha angleze.

Real Madridi dhe Barcelona njoftohen me çmimin 'qesharak' të Dani Olmos
Lexo po ashtu Real Madridi dhe Barcelona njoftohen me çmimin 'qesharak' të Dani Olmos

Sipas gazetës gjermane Sport Bild, Manchester United, Chelsea, Tottenham dhe Manchester City kanë shfaqur interes për nënshkrimin e Olmos.

Mesfushori ofensivë, i cili ka spikatur në Bundesligë pas kohës së tij në Dinamo Zagreb, konsiderohet si një nga talentet më të ndritur në skenën evropiane.

Si kandidati kryesor për të marrë shërbimet e Olmos po del në veçanti Manchester City. Në stadiumin Etihad, lojtari do të kishte mundësinë të punonte nën drejtimin e Pep Guardiolës, i cili ka shprehur admirimin e tij për të në të kaluarën.

Citizens e shohin spanjollin si zëvendësuesin perfekt të Kevin de Bruyne me belgun që nuk e ka të sigurt qëndrimin te kampioni në fuqi i Evropës, derisa Olmo ka një klauzolë largimi prej 60 milionë eurove.

25-vjeçari ka humbur disa ndeshje këtë sezon shkaku i lëndimit, megjithatë në 20 duele zyrtare në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori