LAJMI I FUNDIT:

E duan Real Madridi dhe Liverpooli – Man United po e aktivizon klauzolën e lirimit të sensacionit portugez

E duan Real Madridi dhe Liverpooli – Man United po e aktivizon klauzolën e lirimit të sensacionit portugez

Mbrojtësi i Sportingut, Goncalo Inacio është duke u kërkuar nga disa gjigantë evropianë, përfshirë Manchester United.

22-vjeçari shumë i vlerësuar ka evoluar në një lojtar kyç për skuadrën portugeze pasi ka përparuar në akademinë e klubit dhe gjithashtu është vendosur si një pjesë e rëndësishme e kombëtares së Portugalisë këtë sezon, ku ai ka luajtur së bashku me Ruben Dias në qendër të mbrojtjes.


Forma fantastike e Inacio nuk ka kaluar pa u vënë re jashtë shtetit – veçanërisht në Ligën Premier. Raportimet muajin e kaluar përshkruanin se Liverpooli kohët e fundit kishte dërguar skautë për të vëzhguar të riun, por rivalët e mëdhenj të Reds janë gjithashtu admirues të yllit të Sportingut.

Real Madridi duket se ka gati transferimin e parë për afatin e janarit
Lexo po ashtu Real Madridi duket se ka gati transferimin e parë për afatin e janarit

Një raportim i ri nga CM Sport ka theksuar se United është gati të vazhdojë me interesimin e tyre për mbrojtësin, i cili ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro. Pretendohet se një ofertë fillestare prej 45 milionë euro do të paraqitet për Inacio me 15 milionë të tjera të përfshira në bonuse.

Çmimi i Inacios pritet të rritet edhe më shumë, duke pasur parasysh se Liverpooli dhe Manchester United nuk janë të vetmit që e duan atë. Gjigantët e La Ligës, Real Madridi gjithashtu po e vëzhgon nga afër Inacion dhe kanë plane për ta joshur atë në Bernabeu, ndërsa të tjerët ka të ngjarë të jenë të vetëdijshëm për aftësitë e tij.

Në mënyrë intriguese, Inacio përfaqësohet nga Miguel Pinho: agjenti i cili gjithashtu përfaqëson Bruno Fernandes dhe negocioi marrëveshjen prej 55 milionë euro që e çoi kapitenin e United në Old Trafford në janar 2020. Ai do të ishte përgjegjës për ndërmjetësimin e çdo marrëveshje nëse United forcon interesin e tyre në Inacio sapo të rihapet afati i transferimeve në janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori