LAJMI I FUNDIT:

E dogji i dashuri me acid në fytyrë, ish-miss Italia rrëfen tmerrin e përjetuar (Foto)

E dogji i dashuri me acid në fytyrë, ish-miss Italia rrëfen tmerrin e përjetuar (Foto)

Ish-Miss Italia e vitit 2007, i dashuri i së cilës i hodhi acid në fytyrë, ka rrëfyer në televizion gjithë tragjedinë e saj pas sulmit të tmerrshëm me acid.

Gessica Notaro ka qenë e ftuar te shfaqja e Maurizio Constanzo këtë javë për të treguar gjithë historinë.


Fillimisht 28-vjeçarja e ka patur fytyrën të mbuluar me një shall, por më pas vendosi ta heqë atë duke iu drejtuar publikut: “Dua që të shikoni atë që më bëri ai”.

Pas ndarjes nga i dashuri Jorge Edson Tavares, i cili e keqtrajtonte, ajo vendosi ta denonconte në polici dhe kjo e fundit i dha urdhër që mos t’i afrohej.

Julia Roberts është femra më e bukur për vitin 2017 (Foto)
Lexo po ashtu Julia Roberts është femra më e bukur për vitin 2017 (Foto)

Disa muaj më vonë ish-i dashuri mori hak kundër saj duke i hedhur acid në fytyrë dhe shpërfytyruar.

Tashmë ai ndodhet në paraburgim në pritje të dënimit nga gjykata.

“Pasi ai më hodhi acid në fytyrë, u ula në gjunjë dhe iu luta Zotit, ‘më merr bukurinë time, por më ler pas shenjat’”,- tha Notaro, e cila tregoi se kishte qenë e izoluar në spital për 2 muaj pas sulmit të tmerrshëm, ndërkohë që vijonte me operacionet për plagët e marra. Ajo tregon se fliste me vizitorët vetëm përmes një dritareje nga dhoma ku qëndronte, pa i takuar ata.

Tashmë ajo duhet të presë sa të kryejë një operacion të plotë plastik që do ta lehtësonte nga barra e pamjes, por edhe e dhimbjes që përjeton, për të cilën shpenzon 600 £ çdo muaj.

Notaro e takoi Tavares 3 vjet më parë kur të dy punonin në një akuarium delfinësh. Por pas ndarjes me të, ai u bë tepër xheloz dhe filloi ta përndiqte ngado, madje duke e kërcënuar se do t’i hidhte acid. Bukuroshja e kishte mbuluar makinën e saj me një shtresë që ndalonte depërtimin e acidit.

Por Tavares përfitoi nga një moment pakujdesie i Notaros, dhe i shkoi nga pas makinës duke i hedhur acidin në fytyrë.

“Ndjeva shishen plastike në fytyrë. Më pas ai e derdhi të gjithë acidin në fytyrën time dhe u sigurua për ta derdhur të gjithin pa mbetur asnjë pikë. Fytyra filloi po më digjte, dhe dalëngadalë nuk po shikoja asgjë”,- rrëfen ajo, për të shtuar se sulmi e ka lënë me pasoja fizike dhe psikologjike sepse përherë ka për të patur frikë të dalë nga shtëpia në të ardhmen.

Në fund ajo ka një mesazh për ish-të dashurin e saj.

“Do të doja të më shikonte tani, atë që bëri. Kaq dua”,- tha Notaro.

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori