LAJMI I FUNDIT:

E detyruan të qëndrojë në kasolle gjatë ciklit menstrual, 16-vjeçarja nga Nepali vdes pas kafshimit nga gjarpri

E detyruan të qëndrojë në kasolle gjatë ciklit menstrual, 16-vjeçarja nga Nepali vdes pas kafshimit nga gjarpri

Një vajzë 16-vjeçare nga Nepali vdiq si pasojë e praktikës së paligjshme ‘chhaupadi’, në të cilën gratë me menstruacione detyrohen të qëndrojnë në kasolle jashtë shtëpive të tyre.

Anita Chand, nga distrikti Baitadi në perëndim të vendit, i cili kufizohet me Indinë, besohet se ka vdekur të mërkurën nga një kafshim gjarpri ndërsa ajo ishte duke fjetur, transmeton Telegrafi.


Vdekja e saj është vdekja e parë e raportuar nga chhaupadi që nga viti 2019, dhe aktivistët kanë frikë se përparimi në eliminimin e praktikës është minuar, raporton The Guardian.

Chhaupadi bazohet në besimin shekullor se gratë dhe vajzat janë të papastra dhe të paprekshme gjatë menstruacioneve.

Ata nuk lejohen të kryejnë një sërë aktivitetesh, dhe në disa raste dëbohen në “kasolle” për kohëzgjatjen e periodave. Kjo praktikë, e cila ka lidhje me hinduizmin, është e rrënjosur thellë në Nepalin perëndimor.

I ndaluar në vitin 2005, Chhaupadi dënohet me deri në tre muaj burg dhe një gjobë prej 3,000 rupi nepaleze. Policia e qarkut Baitadi tha se po heton vdekjen e Anitës. Familja e saj mohoi se ajo kishte menstruacione kur vdiq.

“Ne po punojmë për t’i dhënë fund kësaj praktike, por kemi ende shumë punë për të bërë,” tha Bina Bhatta, nënkryetare e Komunës rurale Pancheshwar në Baitadi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori