LAJMI I FUNDIT:

E dashura e publikut nga serialet dhe rolet dramatike në filma, Irena Cahani në një rrëfim për karrierën: Teatrin dhe filmin nuk i ndaj dot

Irena Cahaniu - Aliu (Foto: Ridvan Slivova. Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Aktorja e njohur shqiptare, Irena Cahani – Aliu, ka një karrierë shumë të gjatë në aktrim.

Për vite me radhë ajo ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale e serialeve të dashura për publikun – ku mes tyre më së shumti ka spikatur rolin e ‘Tezez Ganimete’ në serialin komedi “Kafeneja Jonë”.


Telegrafi i bëri një vizitë aktores në Teatrin e Mitrovicës, atje ku edhe është e angazhuar me projekte të ndryshme teatrale.

Irena Cahani – Aliu (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

E pyetur se si e sheh karrierën e saj pas gjithë këtyre viteve, Cahani tha se gjithçka rreth të arriturave të saj, mund të përshkruhet me fjalën “punë”.

“Është mirë, është kënaqësi të punosh dhe të jesh e angazhuar. Unë gjithmonë pores që do të jem më shumë e angazhuar, për mua është kënaqësi sepse është puna që e bëj dhe që e dua. Për momentin jam duke punuar në serialin ‘Çka ka shpija’, tash në Mitrovicë jemi duke e përgatitur shfaqjen ‘TokTok” me regji të Kreshnike Osmanit”, tha Irena për Telegrafin.

Mes roleve të shumta që numëron në arkivin e saj, aktorja mitrovicase thotë se publiku vazhdon t’i dojë më shumë rolet e saj komike.

“Publiku zakonisht i duan këto që i shohin më shumë – të serialeve. Mirëpo unë nuk mund t’i veçoj, secilin rol mundohna ta dua në maksimum, sepse nëse nuk e dua rolin më duket sikur nuk jap ndonjë rezultat. Kështu që i kam krejt rolet e dashura dhe secili e ka një veçori të veten se pse e dua atë rol”, theksoi ajo.

Irena Cahani – Aliu gjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Duke qenë më shumë e njohur si ‘Tezja Gane’ e seriaLlit “Kafeneja Jonë”, Irena tha se ai vazhdon të mbetet roli numër një në karrierën e saj, gjersa shtoi se ashtu si çdo rol tjetër, edhe ai ka diçka nga jeta e saj.

“Po, medoj që është roli më identifikues në karrierën time. Prej secilit rol kemi secili prej aktorëve përditshmëri sepse diçka pa dhënë prej vetes në rolet tona është e pamundur, kështu që po ka elemente”, tha Cahani-Aliu për Telegrafin.

Por nëse e pyet se kë do të zgjidhte mes filmti dhe teatrit, aktorja Irena Cahani duket se e ka të pamundur t’i ndajë njërën nga tjetra.

“Edhe në film edhe në teatër. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme edhe që nuk mund t’i ndash dhe të thuash ‘Unë vetëm në film’ ose ‘Unë vetëm në teatër’. Më merr malli për të punuar në teatër, ashtu si edhe në film – kështu që nuk është diçka që mund t’i ndash aq lehtë”, tha ajo.

Irena Cahani – Aliu (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Zhvillimi i kinematografisë duket se po ndikon për të mirë në motivimin e aktorëve dhe këtë na e konfirmoi vet aktorja Cahani në vazhdimësinë e bisedës për Telegrafin.

“Janë hapur dhe formuar teatrot e qyteteve, që është shumë mirë sepse po iu mundësohet aktorëve që të punojnë edhe në qytetet tjera. Filmi është ka zhvillohet që shumë mirë, kemi një farë zhvillimi të filmit viteve të fundit. Por a është e mjaftueshme? Jo, nuk është e mjaftueshme, gjithmonë ne duam më shumë edhe më mirë”, potencoi aktorja e njohur.

E njohim nga ekrani dhe teatri, por si është një ditë e zakonshme e Irena Cahanit?

“Zgjohem në mëngjes, i qes qentë në shëtitje, kthehem. zakonisht pritoj me dalë, kam qejf të qëndroj në shtëpi, bëj drekën. Është një ditë e zakonshme si e çdo gruaje, si e çdo njeriu tjetër që e ka ditë pushimi”, tregon aktorja.

Irena Cahani – Aliu (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Për fund, Irenca tregoi se ndjehet e lumtur për të gjitha sukseset e kolegëve të saj dhe filmbërësve viteve të fundit.

“Normal që jam shumë e kënaqur edhe shumë e lumtur për krejt të arriturat e secilit prej regjisorëve, secilit prej filmave që arrijnë suksese si filmi i ‘Zgjoit’”, përfundoi aktorja Irena Cahani.

Irena përndryshe do të vazhdojë të jetë aktive me shfaqje teatrale dhe kinematografike, duke qenë gjithmonë pranë shikuesve, në veçanti fansave të roleve të saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit

'Sheqa' i bashkohet në sezonin e pestë serialit "Me Gjylën"

Magazina
Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Magazina

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, Arbana Osmani me një dedikim tejet prekës për Eduardin

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Kalo në kategori