LAJMI I FUNDIT:

E ardhmja e Hysajt te Napoli lidhet me atë të Sarrit

E ardhmja e Hysajt te Napoli lidhet me atë të Sarrit

Do të jetë një verë e nxehtë për Elseid Hysajn. E ardhmja e tij te Napoli është e lidhur ngushtë me atë të trajnerit Maurizo Sarri, i cili sipas mediave italiane mund të largohet dhe një nga futbollistët më të kuotuar për të lënë skuadrën në rast të një lamtumirë të trajnerit është pikërisht mbrojtësi shqiptar.

Pretendentët për të janë në radhë, është folur për gjigantë të Ligës Premier, si Arsenal, Chelsea apo Manchester United, e po ashtu dhe interesimin e Bayernit të Mynihut.


Një sinjal që te Napoli po përgatitet edhe në rast të një largimi të Hysajt është se klubi po lëviz  për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të djathtë të Sampdorias, Bartosz Bereszynski.

Hysaj në radarin e Chelseat, Unitedit dhe Liverpoolit
Lexo po ashtu Hysaj në radarin e Chelseat, Unitedit dhe Liverpoolit

Një lojtar që po sponsorizohet edhe nga shokët e tij në kombëtaren polake, Milik e Zielinski që i kanë folur për Napolin dhe projektin e tij, përcjell Supersport.

Suso dhe Hysaj gjatë një dueli (Getty Images)

Këtë vit Hysaj ka qenë titullar fiks te Napoli ku ka konfirmuar se ka aftësi të mira si në fazën mbrojtëse, ashtu dhe në kapacitetin për të sulmuar në hapësirat e krahut të tij, por një arsye që Napoli po e kërkon mbrojtësin Bereszynski është  për faktin se Hysaj ka në kontratë një klauzolë prej 50 milionë eurosh, dhe ndonjë nga klubet e mëdha angleze mund të shfaqet i gatshëm për ta shpenzuar këtë shifër për të garantuar kartonin e futbollistit shqiptar.

Sarri mes Arsenalit dhe Chelseat
Lexo po ashtu Sarri mes Arsenalit dhe Chelseat

Vetë Hysaj e lidh të ardhmen e tij me atë të trajnerit, diçka që e bëri të ditur vetë agjenti i mbrojtësit shkodran , Mario Giufredi, i cili u shpreh se nëse Sarri qëndron atëherë do ti kërkojë presidentit qëndrimin e lojtarëve më të mirë, pra edhe Hysajt i cili do të humbiste shumë qartësi në rast të largimit të trajnerit.

Menaxheri i Napolit shtoi se nëse Sarri nuk do të jetë vitin e ardhshëm, atëherë dhe futbollisti shqiptar do të jetë i gatshëm për të dëgjuar skuadrat që janë të gatshme të paguajnë klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori