LAJMI I FUNDIT:

Dzeko do të kthehet në Ligën Premier?

Dzeko do të kthehet në Ligën Premier?

West Hami është duke përgatitur një ofertë për shërbimet e sulmuesit të Romës, Edin Dzeko.

Sipas Brentwood Gazette, ‘Hammers’ janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë funte për shërbimet e boshnjakut.


Dzeko nuk ka arritur pritshmëritë e Giallorossëve, prandaj klubi italian mund ta nxjerrë në shitje.

Ai është huazuar te Roma nga Manchester City me obligim blerjeje dhe në muajin tetor e kompletoi transferimin.

Klubi nga kryeqyteti italian mund të përfitojë me shitjen e tij. /Telegrafi/