Juls është vetëm dy vjeçe dhe tashmë ka arritur të krijojë një plan në mendjen e saj për të blerë diçka që në fakt nuk blihet.

Vajza nga Washingtoni ia kishte marrë babait të saj 5.000 dollarë nga arka, i kishte futur në kutinë e ushqimit dhe ishte nisur “për ta blerë Zayn Malikun”.

Planin për blerjen e ish-yllit të “One Direction” e kishte kuptuar tezja e saj gjatë rrugës për në kopshtin e fëmijëve dhe paratë ia ka kthyer familjes

Këngëtarit i ka pëlqyer veprimi i vajzës, saqë e ka shpërndarë videon në rrjetet e tij sociale. /Telegrafi/