LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se një femër ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Dyshohet se një femër ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese në Lipjan
Foto: Arkiv

Të shtunë dyshohet se ka ndodhur një rast i vetëvrasjes në burgun e Lipjanit.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.


Ai ka thënë se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke e trajtuar rastin.

“Sot, më 20.06.2020, pak para orës 17, policia është njoftuar për një rast në Burgun e Lipjanit, ku një femër e cila ishte duke vuajtur dënimin ka humbur jetën. Policia ka shkuar në vend-ngjarje dhe është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Krasniqi.

Ndonëse ende nuk dihet shkaqet e vdekjes së kësaj të burgosure, dyshohet se viktima me inicialet D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.

Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave.

Për këtë ka reaguar edhe KMDLNj.

“Dyshohet se e paraburgosura D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave. KMDLNj është duke kërkuar informata për shkaqet e vetëvrasjes së D.R. dhe kërkon hetime nga autoritetet përgjegjëse për këtë rast”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori