LAJMI I FUNDIT:

Dyshja e Real Madridit mund t’i bashkohen Ronaldos në verë te Al Nassr

Dyshja e Real Madridit mund t’i bashkohen Ronaldos në verë te Al Nassr

Florentino Perez ka tendencë të favorizojë shitjen e lojtarëve të plakur në vend që t’i mbajë ata më gjatë sesa duhet.

Futbollistë si Cristiano Ronaldo, Casemiro dhe Gareth Bale janë larguar të gjithë nga klubi në vitet e fundit, kur ata lehtë mund të mbaheshin deri në pensionim.


Real Madridi synon drejt një skuadre më të re, dhe kjo do të përfshijë heqjen e lojtarëve mbi moshën 30 vjeç.

Modric refuzoi të bëhej futbollisti më i paguar në botë pas Ronaldos dhe Mbappes
Lexo po ashtu Modric refuzoi të bëhej futbollisti më i paguar në botë pas Ronaldos dhe Mbappes

Dy lojtarë që bëjnë pjesë në këtë grup janë Luka Modric dhe Eden Hazard. 37-vjeçari kroat është përmirësuar vetëm me moshën, edhe pse ai ka qenë jashtë forme deri më tani në këtë sezon.

Hazard ka kaluar një periudhë të tmerrshme në kryeqytetin spanjoll dhe Real Madrid dëshiron të fitojë para nga shitja e tij në verën e këtij viti.

Të dy janë me paga të larta dhe heqja e tyre nga librat do të lejonte më shumë fleksibilitet kur bëhet fjalë për të ardhurat, si për shembull me Jude Bellingham.

Trajneri i Al Nassr takohet me Ancelottin për Hazardin - madje shihet edhe një fanellë në duart e Garcias
Lexo po ashtu Trajneri i Al Nassr takohet me Ancelottin për Hazardin - madje shihet edhe një fanellë në duart e Garcias

Shitja e dyshes është një opsion, dhe ka interesim për shërbimet e tyre nga Al-Nassr i Ronaldos, sipas Sport.

Modric do të bashkohej me ish-shokun e tij të skuadrës dhe duke qenë se ai nuk është i sigurt për një rinovim në kampionët në fuqi të Evropës, Real Madridi mund të shfrytëzojë mundësinë për të liruar disa fonde. /Telegrafi/