LAJMI I FUNDIT:

Modric refuzoi të bëhej futbollisti më i paguar në botë pas Ronaldos dhe Mbappes

Modric refuzoi të bëhej futbollisti më i paguar në botë pas Ronaldos dhe Mbappes

Mediumi arab ‘Okaz Sport’ ka prezantuar detajet e ofertës së Al Nassr për Luka Modric, duke i ofruar atij një pagë që do ta bënte lojtarin e tretë më të paguar.

Sauditët donin ta bënin kapitenin kroat futbollistin e tretë më të paguar në botë pas Cristiano Ronaldos dhe Kylian Mbappes, i cili refuzoi.


Modric refuzoi një kontratë madhore

Al Nassr i ofroi Modricit 40 milionë euro në sezon dhe në total Modric do të fitonte rreth 100 milionë euro gjatë kohëzgjatjes së kontratës dyvjeçare e gjysmë.

Al Nassr donte ta përfundonte punën menjëherë në afatin e dimrit, por Modrić vendosi të qëndronte në Real Madrid. I njëjti burim shton se drejtuesit e Al Nassr janë të ngazëllyer nga ideja për të pasur në skuadër Luka Modricin dhe Cristiano Ronaldon.

Al Nassr gjithashtu dëshiron Ramos

Kujtojmë se klubi i elitës saudite, Al Nassr, solli 37-vjeçarin Cristiano Ronaldo për pagën më të lartë në historinë e futbollit.

Portugezi duhet të fitojë gjysmë miliardë euro për dy vjet e gjysmë. Futbollisti i dytë më i paguar në botë është Kylian Mbappe, i cili fiton rreth 117 milionë euro në vit te PSG.

Çfarë do të bëjë Modriç pas këtij sezoni?

Megjithatë, sauditët nuk kanë në plan të ndalen te Ronaldo, dhe Marca javët e kaluar shkroi se Al Nassr dëshironte Luka Modricin dhe Sergio Ramosin.

Modric është i lidhur kontraktualisht me Real Madridin deri në fund të sezonit aktual dhe pyetja është se çfarë do të ndodhë kur të përfundojë.

Kontrata e re nuk është ende gati për të, shkruan As, duke shtuar se lojtarët e tjerë të Realit janë në të njëjtën situatë dhe janë të lidhur kontraktualisht deri në verën e vitit 2023.

Modric nuk duhet të shqetësohet për një kontratë të re, por se minutat e tij me siguri do të zvogëlohen./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori