LAJMI I FUNDIT:

“Dybala nuk është Messi, nuk besoj që do të shohim yll tjetër si ai”  

“Dybala nuk është Messi, nuk besoj që do të shohim yll tjetër si ai”  

Ish-mesfushori me tipare sulmuese i Juventusit dhe Barcelonës, Michael Laudrup u ka kërkuar njerëzve të ndalojnë krahasimin e Paulo Dybalas me Lionel Messin, pasi ka theksuar se ylli i Juves nuk përfiton nga këtë krahasime.

Talenti argjentinas ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij që nga transferimi te Zonja e Vjetër dhe kjo ka bërë që ai të krahasohet me shumë lojtarë të mëdhenj.


Dybala i njohur ndryshe si La Joya është krahasuar me superyllin e Barcelonës, Messin, por Laudrup mendon se është e padrejtë të krahasohet dikush si ylli i Juves me një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në botë.

“Dybala do të ishte bërë idhull në Napoli, isha afër ta shisja atje”
Lexo po ashtu “Dybala do të ishte bërë idhull në Napoli, isha afër ta shisja atje”

“Ai është një talent, problemi që unë mendoj është se ai është nga Argjentina”, ka thënë fillimisht Laudrup për BeIn Sports.

Laudrup ka luajtur për shumë skuadra të mëdha evropiane, teksa karrierë ka bërë edhe si trajner (Getty Images)

“Ai është një lojtar tjetër që njerëzit duan të thonë ‘ai mund të jetë Messi i ardhshëm'”.

“Nuk ka Messi tjetër tani, për të parë Messin e ardhshëm do të duhet të presim… mirë, unë nuk mendoj se do të shoh Messin e ardhshëm në jetën time”.

Messi theu rekordin e Mullerit, me golin e 366-të në kampionat
Lexo po ashtu Messi theu rekordin e Mullerit, me golin e 366-të në kampionat

“Ju nuk shihni një lojtar si ai çdo 10 ose çdo 15 vjet. Por, ky është standardi që përdorni. Ai [Dybala] është nga Argjentina, ai është i majtë, nuk është aq i gjatë, mënyra se si ai lëviz…”

“Por, nuk mendoj se përfiton ai nga krahasimi me Messin, sepse ai nuk është Messi. Ai është një lojtar shumë i talentuar, por ai nuk është Messi”, përfundoi legjenda daneze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori