LAJMI I FUNDIT:

Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem – publikohen pamjet që tregojnë momentin e sulmit

Dy të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat në një stacion autobusi në Jerusalem – publikohen pamjet që tregojnë momentin e sulmit

Dy sulmues palestinezë thuhet se hapën zjarr në një stacion autobusi gjatë orës së pikut të mëngjesit në hyrje të Jerusalemit të enjten, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur tetë të tjerë, tha policia izraelite.

“Dy terroristë mbërritën në vendngjarje me një automjet të armatosur me armë zjarri, këta terroristë hapën zjarr ndaj civilëve në stacionin e autobusëve dhe më pas u neutralizuan nga forcat e sigurisë dhe një civil aty pranë”, tha policia izraelite, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sulmuesit erdhën nga Jerusalemi Lindor, u tha gazetarëve në vendngjarje komandanti i qarkut të policisë së Jerusalemit, Doron Turgeman.


Një numër i madh ambulancash dhe policie u mblodhën në rrugën që ishte e mbushur me njerëz që udhëtonin në mëngjes dhe policia tha se po kërkonte në zonë për t’u siguruar që nuk kishte sulmues të tjerë.

Ndërkohë disa pamje të kamerave të vëzhgimit thuhet se tregojnë sulmin me të shtëna në hyrje të Jerusalemi.

Dhuna erdhi pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje të minutës së fundit të enjten për të zgjatur armëpushimin e tyre gjashtë-ditor në Gaza me një ditë më shumë për të lejuar negociatorët të vazhdojnë të punojnë për marrëveshjet për shkëmbimin e pengjeve të mbajtura në enklavën bregdetare me të burgosurit palestinezë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori