LAJMI I FUNDIT:

Dy gjysmëfinale na presin sot: Do të mësohet se kush kalon në finalen e Kupës së Kosovës

Dy gjysmëfinale na presin sot: Do të mësohet se kush kalon në finalen e Kupës së Kosovës

Këtë të mërkurë (sot) do të zhvillohen dy përballje mjaftë interesante në Kupën e Kosovës, aty ku përcaktohen dy skuadrat që kalojnë në finale.

Feronikeli do të jetë nikoqir i Ballkanit, derisa Drenica do të pret Prishtinën, e që pritet të jenë takime mjaftë interesante.


Për dallim nga bardhekaltrit që kanë përfunduar punë me skuadrën nga Skenderaj me rezultat 3-0 nga ndeshja e parë, në Drenas do të përcaktohet fituesi, shkaku që takimi ishte mbyllur 0-0 në Therandë.

Drenica do të kërkojë të bëjë mrekulli, shkaku që në futboll asgjë nuk është e përfunduar, mirëpo vëmendja do të jetë te derbi mes Feronikelit dhe Ballkanit.

Të dy klubet po kalojnë nëpër formë të mirë, edhe pse për skuadrën që udhëhiqet nga Ismet Munishi nuk po shkojnë gjërat si duhet, shkaku i dy barazimeve në dy ndeshjet e fundit.

Kujtojmë se skuadra që arrin të marrë në duar trofeun e dytë më të rëndësishme në Kosovës, kualifikohet direkt për në Ligën e Evropës.

Dy takimet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës fillojnë në ora 16:30. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori