LAJMI I FUNDIT:

Dy gjigantët evropianë në ‘luftë’ për shërbimet e Xavi Simons

Dy gjigantët evropianë në ‘luftë’ për shërbimet e Xavi Simons

Ylli i Paris Saint-Germian, Xavi Simons është duke tërhequr interesim nga Manchester City dhe Barcelona pas startit mbresëlënës të sezonit me fanellën e Leipzig.

Mesfushori holandez tashmë është bërë pjesë integrale e formacionit të Leipzig, pasi iu bashkua klubit gjerman në huazimi për sezonin 2023/24.


Deri më tani, ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë katër asistime në elitën e futbollit gjerman.

Forma e Simons ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës dhe Manchester Cityt, raportojnë mediat spanjolle. Besohet se të dy skuadrat kanë monitoruar progresin e tij për tash e sa kohë dhe mund të bëjnë një lëvizje kur huazimi i tij  të përfundojë verën e ardhshme.

E duan top klubet evropiane, PSG ka një plan të qartë për Xavi Simons
Lexo po ashtu E duan top klubet evropiane, PSG ka një plan të qartë për Xavi Simons

Megjithatë, PSG i ka bërë të qartë lojtarit se ata e shohin atë si një perspektivë afatgjatë dhe nuk kanë ndërmend të lejojnë largimin e tij.

Kampionët francezë duan që ai të luajë rregullisht në një ligë të madhe në Evropë dhe gjithashtu në Ligën e Kampionëve, përpara se ta rikthejnë në skuadër dhe për këtë arsye u mundësua transferimi në formë huazimi tek Leipzig.

Nëse Simons vazhdon me këtë formë pozitive, ka të ngjarë që ai të kthehet në “Parc des Princes” verën e ardhshme, gjë që do të detyrojë Barcelonën dhe Cityn të fokusohen në objektiva të tjerë./Telegrafi/