LAJMI I FUNDIT:

Dy formacionet se si mund të rreshtohet Unitedi me prurjet e reja – Ten Hag vështron shtatë lojtarë

Dy formacionet se si mund të rreshtohet Unitedi me prurjet e reja – Ten Hag vështron shtatë lojtarë

Manchester United mund të mburret me pesë ardhje të reja në formacionin e tyre fillestar sezonin e ardhshëm.

Erik ten Hag ende nuk e ka përfunduar nënshkrimin e tij të parë si trajner te Djajtë e Kuq, por shumë prurje të reja priten përpara mbylljes së afatit të transferimeve.


Pesë lojtarë mendohet se janë në shënjestër në një përpjekje për të ndihmuar në fillimin e revolucionit në Old Trafford.

Si mund të rreshtohet Man Utd sezonin e ardhshëm me pesë nënshkrime të reja
Foto: SunSport

Dhe këtu Sunsport hedh një vështrim se si mund të formohet United në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Është zbuluar ekskluzivisht dje nga tabloidi britanik se Djajtë e Kuq janë afër një blerjeje prej 47 milionë euro për anësorin e Ajaxit, Antony.

Në anën tjetër United mund të mburret me një mesfushë me pamje të re, duke kompromentuar transferimin e Frenkie de Jong dhe Christian Eriksen.

Ten Hag mund të kërkojë gjithashtu një ribashkim me ish-lojtarin Jurrien Timber për t’u vendosur në anën e pasme së bashku me Harry Maguiren.

"Djegia e parave", transferimet e dështuara, De Jong dhe planet për Old Trafford - për herë të parë pas 17 vitesh një zyrtar i United takohet me tifozët e acaruar
Lexo po ashtu "Djegia e parave", transferimet e dështuara, De Jong dhe planet për Old Trafford - për herë të parë pas 17 vitesh një zyrtar i United takohet me tifozët e acaruar

United po shikon një portier rezervë për David De Gean, por gjithashtu mund të kërkojë të forcohet edhe në krahun e djathtë të mbrojtes.

Ylli i Interit, Denzel Dumfries lidhet po ashtu me një kalim në “Old Trafford”, me strategun që pretendohet se është një tifoz i madh i holandezit.

Përndryshe, Pau Torres mund të jetë në shënjestër nëse një mundësi për Timber është e pamundur.

Një alternativë e Man Utd XI sezonin e ardhshëm
Foto: SunSport

Djajtë e Kuq janë gjithashtu të vendosur të luftojnë me Arsenalin për qendërmbrojtësin argjentinas Lisandro Martinez.

Dhe mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer mund të transferohet nëse Ten Hag humbet një nga De Jong ose Eriksen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori