LAJMI I FUNDIT:

Dy arsyet se përse Interi është i acaruar me federatën kroate pas lëndimit të Brozovicit

Dy arsyet se përse Interi është i acaruar me federatën kroate pas lëndimit të Brozovicit
Marcelo Brozovic (Foto: Inter/Twitter)

Interi shpreson të shohë Marcelo Brozovicin të kthehet në aksion para Kupës së Botës, por sipas Il Corriere Dello Sport, Nerazzurrët janë të zemëruar me Kroacinë për mënyrën se si e trajtuan këtë çështje.

29-vjeçari ka pësuar një lëndim të muskulit në këmbën e majtë teksa ishte në ndeshjet ndërkombëtare. Ai u hoq në pjesën e parë të fitores 3-1 të së dielës ndaj Austrisë dhe pritet të qëndrojë jashtë fushës deri në një muaj.


Interi është i acaruar kuptueshëm pasi ata kanë humbur një nga lojtarët e tyre kryesorë për një periudhë të konsiderueshme të gjatë. Il Corriere dello Sport raporton se mënyra sesi federata kroate e menaxhoi këtë çështje i ka mërzitur edhe më shumë gjigantët e Serisë A.

Interi pret me ankth lajmet rreth Brozovicit
Lexo po ashtu Interi pret me ankth lajmet rreth Brozovicit

Interit thuhet se nuk i pëlqeu që Brozovic u përfshi në ndeshjen e parë të Kroacisë kundër Danimarkës për 90 minuta, pavarësisht se nuk ishte 100 për qind në formë. Brozo luajti kundër Udineses para pushimit, por nuk kishte marrë pjesë në ndeshjen stërvitore përpara sfidës në “Dacia Arena” për shkak të lodhjes së muskujve.

Nerazzurrët besojnë se federata kroate duhet të kishte ruajtur yllin e tyre të mesfushës, por, nga ana tjetër, Brozovic filloi të dyja ndeshjet me ekipin e tij kombëtar.

Sipas raportit, Interit nuk i ka pëlqyer as njoftimi i federatës për të konfirmuar lëndimin e lojtarit.

Brozovic pritet t’i mungojë Interit për një muaj
Lexo po ashtu Brozovic pritet t’i mungojë Interit për një muaj

Ata pretenduan se Brozovic do të detyrohej të largohej për ‘disa javë’ thuajse sikur të donin të paralajmëronin Interin që të mos nxitonte rikthimin e Brozovic në aksion, javë përpara Kupës së Botës.

Ndërkohë, ylli i Nerazzurrëve tashmë është kthyer në Milano, ku do të fillojë trajtimin, duke iu nënshtruar ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore në javët në vijim.

Ai do të kishte humbur gjithsesi ndeshjen e ardhshme me Romën për shkak të një pezullimi dhe Kristjan Asllani pritet të zëvendësojë kroatin kundër skuadrës së Jose Mourinhos të shtunën. /Telegrafi/