LAJMI I FUNDIT:

Dushku dhe Hasani, pjesëmarrëse në shortin dhe Workshop-in për kategoritë e reja

Dushku dhe Hasani, pjesëmarrëse në shortin dhe Workshop-in për kategoritë e reja

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku dhe Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, Artina Hasani, do të marrin pjesë në shortin për kategoritë e reja, që do të mbahet më 15 Shkurt (e martë) nga ora 11:00 në Freising të Gjermanisë.

Ndërkohë, ditën e martë dhe të mërkurë do të mbahet Workshop-i, për organizatorët e Kampionateve Evropiane për kategori të reja.


Dushku dhe Hasani do të përcjellin nga afër shortin, si dhe do të njoftohen me rregullat për Evropianin në Prishtinë, duke marrë parasysh situatën me Covid 19 në mbarë botën.

Kosova sërish do të jetë organizatore gjatë kësaj vere, pasi në tri herët e kaluara, ka organizuar me sukses garat ndërkombëtare. Në Prishtinë nga 12 deri më 17 Korrik do të zhvillohet Kampionati Evropian, Divizioni C për U16 në konkurrencën e meshkujve.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka marrë përgëzime për organizimin e Evropianin e Divizionit C, për U18 dhe U16 te meshkujt dhe Evropianit B për U20 për femra.

Kosova do të marrë pjesë me femrat për Shtetet e Vogla në Qipro, me U20 te femrat, si dhe U20, U18 dhe U16 te meshkujt.

Vitin e kaluar, Kosova fitoi medaljen e artë për Challengers-in U16 te meshkujt që u zhvillua në Prishtinë, për U18 te meshkujt që u zhvillua në Tiranë dhe medaljen e bronztë për Kosovën A të femrave, në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Kosova A femrat

Kampionati Evropian për Shtetet e Vogla në konkurrencën e femrave për Përfaqësuesen A do të mbahet në Nikozia të Qipros prej 28 Qershorit deri më 3 Korrik 2022.

Kosova U20 femrat

Kosova U20 te femrat do të marrë pjesë në FIBA European Championship, Divizioni B, që mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore, nga 9 deri më 17 Korrik 2022.

U16 M

Në Prishtinë do të organizohet FIBA U16 European Championship, Divizioni C nga 12 deri më 17 Korrik.

U18 M

U18 te meshkujt do të marrë pjesë po ashtu në FIBA European Championship, Divizioni B, që zhvillohet nga 29 Korriku deri më 7 Gusht në Oradea të Rumanisë.

U20 M

U20 te meshkujt do të marrë pjesë në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik, në FIBA European Championship, Divizioni B.

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori