LAJMI I FUNDIT:

Dumoshi takon Zhegrovën: Arritjet e Edonit na japin motiv që t’i përkrahim talentët e rinj

Dumoshi takon Zhegrovën: Arritjet e Edonit na japin motiv që t’i përkrahim talentët e rinj
Ministrja Vlora Dumoshi dhe futbollisti Edon Zhegrova (Foto: Facebook/Vlora Dumoshi)

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e ka pritur në një takim mesfushorin e Kosovës, Edon Zhegrova.

“Sot, takova futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili luan në Zvicër. Edonin e njoh që kur ishte fëmije, prej atëherë vërehej dukshëm talenti i madh i tij në futboll”.


“Arritjet e Edonit në futbollin evropian, na japin motiv që t’i përkrahim talentët e rinj në futboll, e që në Kosovë janë të shumtë. Emri i Edon Zhegrovës dhe shumë futbollistëve tjerë na bëjnë krenarë me paraqitjet e tyre nëpër fushat e futbollit botëror”.

“Në takim ishte edhe kryetari i tifozëve Dardanët, Lulzim Berisha, të cilin e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që i japin përfaqësueses tonë sa herë ajo luan brenda apo jashtë vendit. Tifozët janë lojtari i 12-të në fushë dhe ata japin motiv për të shënuar fitore”.

“Kosova promovohet vazhdimisht përmes sportit, kulturës dhe artit, ndërsa unë si ministre do t’i përkrah pa rezervë të gjithë talentët kosovarë”, ka shkruar Dumoshi në postimin e saj.

Futbollisti i Baselit është duke qëndruar për disa ditë në atdhe për pushime, ndërsa ishte shprehur i lumtur për rikthimin në Kosovë pas një periudhe të gjatë, derisa ka shprehur shpresën që sa më parë të kalojë kjo periudhë e vështirë si pasojë e pandemisë dhe t’i kthehen normalitetit dhe emocioneve që i dhurojnë ndeshjet e Kosovës dhe tifozët dardanë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori