LAJMI I FUNDIT:

Dukagjin Lipa: Qëllimi i festivalit “Sunny Hill” është promovimi i Kosovës dhe i artistëve tanë

Dukagjin Lipa: Qëllimi i festivalit “Sunny Hill” është promovimi i Kosovës dhe i artistëve tanë
Dukagjin Lipa (Foto: Telegrafi)

Sot ( e hënë) është mbajtur një konferencë për media në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili pritet të mbahet me 2, 3 dhe 4 gusht.

Në prag të festivalit, organizatori i saj, Dukagjin Lipa, ka treguar për më të rejat që do të përcjellin “Sunny Hill”, përgjatë këtij viti.


Ky festival sipas Lipajt ka për qëllim të promovojë vendin tonë, mundësinë e ndarjes së platformës së ‘Sunny Hill Festival’ me artistë të mëdhenj botërorë, përfshirë edhe ata lokalë.

Dukagjin Lipa në konferencën e Sunny Hill Festival (Foto: Telegrafi)

“Sunny Hill Festival tashmë veç ka filluar, e keni parë në media dhe në kanalet tona. Shfrytëzoj rastin të falënderoj Birra Pejën. Ky është viti tretë duke përfshirë edhe vitin 2016, në koncertin e Duas për bamirësi. Qëllimi është promovimi i vendit tonë, artistëve tonë, mundësia e ndarjes së platformës tonë me artistë të mëdhenj botërorë dhe me artistë shqipfolës. Po shpresojmë nga viti në vit të jemi më të mëdhenj dhe të jemi pikë referuese e rajonit”, ka thënë Lipa.

“Gjatë gjithë kohës e potencojmë faktin se e kemi një rini shumë të mirë, kreative, pro-evropianë, të gjithë artistët që vijnë nga vendet e tjera edhe pse nuk janë të njohur tek ne, qëllimi është të shohin se çfarë rinie të mirë dhe të bukur kemi”, shton më tej ai.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Birra Peja, Ernest Jusufi, ka treguar se bashkëpunimi me ‘Sunny Hill Festival’ do të vazhdojë edhe për tri vite të tjera.

Ernest Jusufi në konferencën e Sunny Hill Festival (Foto: Telegrafi)

“Ne kemi bashkëpunim që nga viti 2016, dhe do të vazhdojmë edhe 3 vitet e ardhshme, po shpresojmë që e gjithë Evropa të vijë këtu. Jam shumë krenar që jemi pjesë e këtij festivali”, ka thënë Jusufi.

Përveç bashkëpunimit me ‘Birra Peja’, Dukagjini flet edhe për ndryshimet që do bëhen nga viti në vit në festivalin “Sunny Hill”. “Përditshmëritë nuk i kemi tejkaluar akoma, “Sunny Hill” do të jetë në ekspansion, në vazhdim do kemi mysafirë që do jenë në krye të top-listave botërore, shpresoj që do të rritemi edhe me audiencë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori