LAJMI I FUNDIT:

Dukagjin Lipa shpalos ekskluzivitetet e festivalit “Sunny Hill” në emisionin “Radar” të RTV Dukagjini

Dukagjin Lipa shpalos ekskluzivitetet e festivalit “Sunny Hill” në emisionin “Radar” të RTV Dukagjini

Kosova do të jetë vatër e festivalit që thuhet se do të jetë platforma më e madhe e muzikës që ka pasur ndonjëherë në trojet shqiptare.

Është Sunny Hill Festival, organizim ky që po bëhet nga kompania Republika dhe informacionet ekskluzive për këtë festival janë dhënë sot gjatë emisionit Radar në Radio Dukagjini.


Dukagjin Lipa, njëherit edhe babai i Dua Lipës ka treguar për emisionin Radar që tashmë janë bërë të gjitha konfirmimet dhe janë gati që Kosovës t’i falin tre ditë historike sa i përket muzikës.

Lipa tregoi ekskluzivisht që tashmë Dj më i famshëm në botë Martin Garrix ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe do të përformojë në natën e tretë të festivalit. Ndërsa, këngëtarja Dua Lipa, do të paraqitet në natën e parë të festivalit.

Reperi Action Bronson do t’i jap publikut kosovarë një performancë në natën e dytë e po ashtu edhe 30 emra të tjerë që do të përformojnë gjatë tri netëve, duke theksuar kështu edhe prezencën e një këngëtari tjetër të famshëm shqiptar, Albert Stanaj.

Lipa, ka bërë të ditur po ashtu se vajza e tij Dua, do të jetë prezentë në Kosovë qysh nga data 8 gusht dhe do të ketë edhe aktivitete të tjera pos festivalit.

“Në momentin që do mbërrijë në Kosovë me datën 8 gusht Dua do të jetë në një konferencë për media. Dhe pos kësaj do të bëjmë edhe shpërndarjen e parave nga fondi i bamirësisë që është krijuar dy vite më parë”, ka thënë Lipa në një intervistë në Radio Dukagjini.

Theksojmë se nga nesër Sunny Hill në bashkëpunim me emisionin Radar të Radio Dukagjinit do të japin dhuratë nga dy bileta për ata që telefonojnë dhe bëhen pjesë e lojës.

Kujtojmë se Festivali do të mbahet më 10- 11 dhe 12 Gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori