LAJMI I FUNDIT:

Duka: Organizimi i Evropianit U-21 është me interes për vendin, kjo i shërben edhe njohjes së Kosovës

Duka: Organizimi i Evropianit U-21 është me interes për vendin, kjo i shërben edhe njohjes së Kosovës

Armand Duka ka folur për organizimin e Kampionatit Evropian U21, ku Shqipëria ka aplikuar së bashku me Serbinë.

I pari i futbollit shqiptar ka thënë se shanset për të fituar të vetëm këtë organizim kanë qenë të pakta dhe për këtë kanë aplikuar së bashku me shtetin gjenocidial Serbinë.

Duka ndër të tjera ka thënë se ky organizim do t’i shërbejë edhe njohjes së Kosovës.


“Të jetojmë në paqe me njëri-tjetrin”, Armand Duka flet për bashkëpunimin me Serbinë
Lexo po ashtu “Të jetojmë në paqe me njëri-tjetrin”, Armand Duka flet për bashkëpunimin me Serbinë

“Organizimi i Evropianit U-21 është diçka e madhe dhe shanset për të fituar të vetëm këtë organizimi për të thënë të drejtën ishin të vogla”.

“Organizimi i Evropianit U-21 është me interes për vendin, pasi e fusim Shqipërinë në hartën e vendeve që organizojnë më së mirë. Vetëm futbolli të japë mesazhe paqeje dhe bashkëpunimi, kjo gjë i shërben edhe njohjes së Kosovës”, tha Duka.

Reagime të ashpra nga komuniteti sportiv në Kosovë për idenë e organizimit të Kampionatit Evropian nga Shqipëria dhe Serbia
Lexo po ashtu Reagime të ashpra nga komuniteti sportiv në Kosovë për idenë e organizimit të Kampionatit Evropian nga Shqipëria dhe Serbia

Aplikimi i Shqipërisë me Serbinë për të marrë përsipër organizmin e Euro 2027 për grupmoshat U21 ka ngjallur reagime të mëdha në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Edhe tifozët e Kombëtares së Shqipërisë, Tifozat Kuq e Zi kanë dalur me një reagim duke kundërshtuar këtë nismë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori