LAJMI I FUNDIT:

A duhet të nënshkruajë Real Madridi edhe me një numër 9? Mbappe dhe Haaland kanë prishur planet e Perez

A duhet të nënshkruajë Real Madridi edhe me një numër 9? Mbappe dhe Haaland kanë prishur planet e Perez

Debati për nënshkrimin e mundshëm të një sulmuesi te Real Madridi ka pushuar së qeni prioritet, por kjo nuk do të thotë se dera është mbyllur plotësisht.

Të mos harrojmë se tregu ende nuk është rihapur ende zyrtarisht. Megjithatë, Real Madridi nuk do të nënshkruajnë, vetëm se duhet të nënshkruajë me sulmues.

Kylian Mbappe ndikoi në gjithçka, veçanërisht në ardhjen e mundshme të Erling Haaland. Norvegjezi ishte njeriu i duhur për sulmin, por ‘bixhozi’ i Florentino Perez  me francezin i vuri frenat gjithçkaje në këtë operacion.

Real Madridi në anën tjetër nuk mund të nënshkruajë me lojtarë jashtë BE-së, diçka që duket se nuk ka zgjidhje deri në vitin 2023.

Opsioni i Gabriel Jesus, lojtarit të preferuar të Carlo Ancelottit, ka dështuar për këtë arsye. E njëjta gjë vlen edhe për Darwin Nunez, i cili është afër nënshkrimit për Liverpool.

Për momentin, drejtuesit e Real Madridit kanë ndaluar çdo lëvizje të Juanmi Latasas, lojtar i dal nga akademia. Rayo Vallaceno dukej sikur mund të kishte qenë destinacioni për lojtarin që ende luan për Castilla, por gjithçka është lënë në pritje.

Borja Mayoral rikthehet pas përfundimit të huazimit te Roma dhe Getafa, por ka të gjitha indikacionet se ai do të largohet sërish.

Jovic dhe Mariano po dëgjojnë propozimet dhe po kërkojnë një destinacion të ri. Benzema, Rodrygo, Vinicius, Hazard dhe Asensio (e ardhmja do të vendoset) janë sulmuesit e tjerë ose të paktën ata që ka llogaritur Ancelotti.

Për të ardhmen Real Madridi ka një emër që fluturon mbi horizont dhe ai nuk është askush tjetër veç, Endrick.

Braziliani, i cili tashmë ka një kontratë profesionale me Palmeiras, duhet të presë edhe dy vjet para se të mund të bëjë hapin drejt Evropës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori