LAJMI I FUNDIT:

Dueli i mundshëm me Wilder, Joshua: Fillimisht të fitoj ndaj Parker, pastaj do t’i shikoj planet për të ardhmen

Dueli i mundshëm me Wilder, Joshua: Fillimisht të fitoj ndaj Parker, pastaj do t’i shikoj planet për të ardhmen
(Foto: Getty Images)

Gjatë konferencës së fundit për shtyp para meçit ndaj Joseph Parker, Anthony Joshua nuk ka mundur të mos flasë edhe për Deontay Wilder.

Tifozët e boksit janë shumë të interesuar për një duel ndërmjet kampionit të IBF, WBA dhe IBO, dhe atij të WBC.


(Foto: Getty Images)

Prandaj gjatë konferencës për shtyp, boksieri britanik është pyetur rreth përballjes së mundshme kundër boksierit amerikan.

Të gjitha lajmet për Anthony Joshua
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anthony Joshua

“Ti marrim duelet një nga një. Nuk e kuptoj pse po flitet aq shumë për Wilder. Unë po e shikoj Parkerin, i cili është një sfidues i vërtetë. Ai është kampion për një arsye”.

“Nëse dal fitimtar, atëherë mund t’i shikoj planet për të ardhmen. Tash për tash e ardhmja ime është të shtunën. Nuk dua të humb. Frika se mund të mposhtem, më bën që të vazhdoj përpara”.

(Foto: Getty Images)

“Po përgatitem për një meç prej 12 raundesh, gjë që nuk e kam problem ta çoj deri në fund. (Por) besoj se do ta nokautoj Parkerin pa kurrfarë dyshimi”, ka thënë Joshua.

Deontay Wilder vazhdon të jetë i pamposhtur në kategorinë WBC të peshave të rënda, pasi në fillim të këtij muaji e mbrojti titullin përballë kubanezit Luis Ortiz.

Në këtë mënyrë, 32-vjeçari e ngriti në 40-0 rekordin e tij (39 nokaute), ndërsa pas fitores i kërkoi përballje Joshuas.

(Foto: Getty Images)

“Jam i gatshëm që tani. Gjithmonë kam thënë se e dëshiroj unifikimin (e titujve). Unë jam njeriu më i rrezikshëm në botë, njeriu më i keq në planet dhe këtë e kam dëshmuar… Shumë shpejt do të jetë vetëm një emër dhe ai do të jetë Deontay Wilder”, ishte shprehur boksieri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori