LAJMI I FUNDIT:

Dua shijon drekën e vetme në New York, ndërsa duket mahnitëse me pallto dhe ngjyrën e re të flokëve

Dua shijon drekën e vetme në New York, ndërsa duket mahnitëse me pallto dhe ngjyrën e re të flokëve

Ajo thuhet se është zhvendosur në New York me të dashurin e saj, Anwar Hadid, vetëm pas dy muajsh takimesh së bashku.

Dua Lipa u pa sërish në New York të enjten, ndërsa doli të hajë drekë e vetme, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Këngëtarja, 24 vjeçe, dukej mjaft elegante, ndërsa vuri në pah edhe një herë ndryshimin e ri të ngjyrës së flokëve të saj.

Dua mbante të veshur një pallto me ngjyrë të gjelbër të ndritshme, që kishte një logo të NY nga njëra anë, dhe të cilën ajo e veshi gjysmë të mbyllur mbi një bluzë blu të errët.

Duke vazhduar t’i mbajë gjërat rastësore, krijuesja e hitit “New Rules” përfundoi pamjen me veshjen e një palë pantallonave të zinj.

Ajo i kishte kapur flokët e saj nga mrapa, gjersa ksihte vënë një makijazh të lehtë, për të nxjerrë në pah tiparet e saj të bukura të fytyrës.

Edhe Anwar Hadid ndryshon drastikisht flokët, bashkë me Duan enden të lumtur në New York
Lexo po ashtu Edhe Anwar Hadid ndryshon drastikisht flokët, bashkë me Duan enden të lumtur në New York

Ndërkohë, sipas The Sun, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka fituar afro 10 milionë euro gjatë vitit 2018, ose përafërsisht 27 mijë euro në ditë.

Pasuritë e saj thuhet se janë rritur në 14.4 milionë dollarë, nga 3.5 milionë dollarë sa ishin në vitet e kaluara.

Megjithëse në të gjitha shëtitjet e fundit, Lipa shihej në krahët e të dashurit, Anwar Hadid, kësaj here ajo po shijonte drekën e vetme në New York.

Burimet pretendojnë se këngëtarja dhe modeli Hadid kanë marrë me qira një banesë në New York, për të jetuar së bashku mes “orareve të tyre të ngjeshura të punës”

“Dua dhe Anwar po kalojnë të gjithë kohën e tyre së bashku, kështu që thjesht kishte kuptim që ata të merrnin me qira këtë vend,” i tha një burim The Sun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

“Pse të shkosh lakuriq në Met Gala?” Ekspertët e industrisë së modës deklarojnë se janë lodhur me ansamblet thuajse nudo

Magazina

"ZiuuRugs" - Historia e suksesit të kompanisë nga Kosova që dekoron ambientet e Wiz Khalifa, Metro Boomin dhe Martin Garrix

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Kalo në kategori