LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa viziton Bienalen Manifesta: Duhet të jetë në listën tuaj të gjërave për ta bërë këtë verë në Prishtinë

Dua Lipa viziton Bienalen Manifesta: Duhet të jetë në listën tuaj të gjërave për ta bërë këtë verë në Prishtinë
Foto: Instagram

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të kulturës dhe artit në Evropë, Manifesta Biennal, është hapur në Prishtinë më 22 korrik 2022.

Bienalja Nomade Evropiane kishte për qëllim të sjellë në Kosovë një program artistik 100 ditor me performanca, punëtori e organizime të ndryshme artistike.


Së fundmi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruar në Kosovë për shkak të festivalit “Sunny Hill” me këtë rast ka vizituar edhe Bienalen Manifesta.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo madje në shkrim u ka bërë thirrje të gjithëve që ta vizitojnë, duke shtuar se duhet të jetë patjetër në listën e gjërave për të bërë këtë verë në Prishtinë.

Dua Lipa ndan momente të tjera të veçanta nga “Sunny Hill”: Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim
Lexo po ashtu Dua Lipa ndan momente të tjera të veçanta nga “Sunny Hill”: Katër ditë të paimagjinueshme në qytetin tim

Postimi i plotë i Lipës (pa ndërhyrje):

“Dje isha në Manifesta Biennal që po mbahet në Prishtinë, Kosovë. Ka instalacione të pabesueshme arti dhe ekspozita publike në të gjithë qytetin, por veçanërisht në vende që kanë nevojë për pak dashuri dhe vitalitet.

Ekspozita kryesore mbahet në hotelin Grand i cili tani është pothuajse i braktisur me përjashtim të ngjarjeve të rastësishme private.

Është një ekspozitë e mrekullueshme që pret artistë nga Kosova dhe nga e gjithë bota dhe ju bëj thirrje nëse nuk keni qenë ende ose po mendoni të shkoni, kjo është një gjë që ju duhet në listën tuaj të gjërave për të bërë në Prishtinë këtë verë”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Në trend Magazina

Më shumë

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Sara Gjordeni dhe Bardhi po bëhen prindër

Magazina
Kalo në kategori