LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa me urim të veçantë për 28 Nëntor

Dua Lipa me urim të veçantë për 28 Nëntor

Sot (e martë) shënohet Dita e Flamurit apo 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë.

Të shumtë qenë të famshmit që uruan këtë festë duke publikuar fotografi e postime të ndryshme.


Një i tillë nuk mungoi as nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo ka ndarë një fotografi të shqiponjës në InstaStory duke shkruar: “Urime Festa e Pavarësisë”.

Të famshmit shqiptarë urojnë Ditën e Flamurit
Lexo po ashtu Të famshmit shqiptarë urojnë Ditën e Flamurit

Krijuesja e hitit “Dance the Night” publikoi edhe disa imazhe të tjera nga vizita e saj në Shqipëri.

Foto: Screenshot/Instagram

E njëjta mori nënshtetësinë shqiptare vitin e kaluar nga presidenti Bajram Begaj.

Lipa ndryshe lindi në Londër në 22 gusht 1995 në një familje shqiptare nga Kosova.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo u shkollua mes Londrës dhe Prishtinës, ku familja e saj u vendos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. /Telegrafi/