Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka bërë një tjetër paraqitje tërheqëse në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 71 milionë persona.

Ylli i muzikës kujdeset që përherë të jetë e veshur me shumë stil dhe në mënyrë unike, e këtë gjë e ka arritur edhe këtë herë, kur pozoi në disa imazhe të reja.


E shoqëruar nga motra e saj, Rina dhe mikeshat më të afërta, këngëtarja e hitit “Demeanor” ka shijuar një natë argëtuese të enjten në mbrëmje.

dualipa 241460725 144813887769186 1515851875988151004 n 1

E veshur e tëra në të zeza, pa lënë anash theksimin e formave të tonifikuara, kombinuar me një kapelë unike, çantë ngjyrë blu dhe një palë këpucë të rrafshëta, Dua mahniti fansat edhe këtë herë.

dualipa 241460767 928022087785167 3642183480688364606 n

“Gjithçka eskaloi shumë shpejt”, ishte mbishkrimi që Dua bëri përkrah fotografive, qe Brenda pak orësh u pëlqyen nga më shumë se dy milionë persona dhe mori mijëra komente.

dualipa 241460689 3054033334830094 2911036497278481420 n

26-vjeçarja që aktualisht po shijon romancën me Anwar Hadid së fundi ka nisë xhirimet e filmit të saj të parë në karrierë, të cilat edhe ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen në “Met Gala” që do të mbahet më 13 shtator (e hënë).

dualipa 241260458 836879267194176 1510863761318403725 n

dualipa 241448059 3660487597510068 2634863284372117988 n

Ndërkohë, Dua ditë më parë ka festuar një sukses të ri me hitin “Levitating”, që u bë artistja e parë femër që qëndroi për 35 javë në listën e 10 këngëve më të dëgjuara në “Hot 100”. /Telegrafi/