LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa tregon stilin e veçantë të veshjes përshtatur me çizme kauboj para performancës në Buenos Aires

Dua Lipa tregon stilin e veçantë të veshjes përshtatur me çizme kauboj para performancës në Buenos Aires

Dua Lipa po kanalizonte trendin e çizmeve kauboj kur u shfaq në Instagram të martën (13 shtator) për disa poza të reja.

Duke pozuar në një banjë, këngëtarja, 27 vjeçe, bashkoi një xhup me një emblemë kurorë dhe një minifund që kishte një të çarë deri në kofshë.


Ajo theksoi këmbët e gjata ndërsa mbështeti njërën këmbë në tualet, duke treguar çizmet e saj të reja kauboj deri tek gjuri.

Ylli i muzikës mbajti çantën e saj nën krah për serinë e ‘selfieve’ përpara se të ndante një video të turmave në koncertin e saj në Buenos Aires në Argjentinë.

“Do të argëtohemi shumë në Buenos Aires!! Gati për natën 1 nga 2 në qytetin tuaj të bukur”, ka shkruar Dua sipër imazheve.

Ajo gjithashtu pozoi me një këmishë lëkure të verdhë dhe xhinse teksa ishte ulur në një shkallë për një tjetër imazh të bukur.

Kishte gjithashtu një foto të fansave të saj që qanin kur panë këngëtare përtej një dritare.

Para këtij spektakli, Dua kishte qenë në Brazil ku performoi në festivalin “Rock In Rio” në mesin e emrave të tjerë të njohur.

Ndërkohë, këngëtarja ka folur për stilin e saj personal të veshjes në një intervistë të mëparshme për ‘Refinery29’.

“Unë kurrë nuk kam dashur të vendos veten në një kuti dhe të them, ky është stili im dhe këto janë elementët kryesorë të stilit tim. Më pëlqen të eksperimentoj dhe të luaj me stil”, ka deklaruar Dua.

“Është disi si muzika: Tingulli nuk përfshin vetëm fytyrën e artistit. Dhe artisti duhet të veshë rrobat, jo anasjelltas. Moda nuk mund të detyrohet”, ka thënë tutje krijuesja e hiteve.

Dua, e cila njihet për hitet, duke përfshirë “One Kiss” dhe “Cold Heart”, do ta përfundojë turneun e saj këtë vit më 16 nëntor në Perth të Australisë. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori