LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa tejet e dashuruar me Anwarin, publikon fotografi duke u puthur me të

Dua Lipa tejet e dashuruar me Anwarin, publikon fotografi duke u puthur me të
Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se po e shijon në maksimum lidhjen e saj me modelin Anwar Hadid.

Ai tashmë e shoqëron çdo kund artisten, teksa për herë të parë si çift në një tapet të kuq, dyshja u shfaqën muajin e kaluar në American Music Awards 2019.


Dua është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave vazhdimisht po paralajmëron albumin e saj të dytë që do të publikohet në fillim të vitit tjetër.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa në AMA 2019 (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Mes postimeve të përditshme rreth jetës profesionale, ajo anash nuk po e lë as jetën private.

Dua Lipa ngatërron vitet? Me fotografi nga fëmijëria thotë se e nisi këtë dekadë - fansat i shkruajnë të habitur
Lexo po ashtu Dua Lipa ngatërron vitet? Me fotografi nga fëmijëria thotë se e nisi këtë dekadë - fansat i shkruajnë të habitur

Dua së fundmi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh, ku shfaqej duke u puthur me të dashurin e saj, Anwar – fotografi kjo e cila është kapur rastësisht nga paparacët.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e shoqëroji fotografinë me një emoji në formë zemre, duke treguar kështu se është tejet e dashuruar me Anwar.

Këtë vit, ajo madje e solli për herë të parë në Kosovë të dashurin e saj të ri gjatë muajit gusht, kur u mbajt edicioni i dytë i festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/

Anwar Hadid dhe Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori