LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa shkruan historinë me tri nominime në MTV EMA, votoni për krenarinë tonë (Foto)

Dua Lipa shkruan historinë me tri nominime në MTV EMA, votoni për krenarinë tonë (Foto)

Superylli shqiptar, Dua Lipa, nuk po di të ndalet dhe tash ajo po marshon drejt majes së skenës muzikore botërore.

Dua me punën e saj të bërë gjatë këtij viti tash ka filluar të vlerësohet në ceremoni të mëdha.


Dua Lipa duke performuar

Këngëtarja nga Prishtina është nominuar në tri kategori.

Pikërisht, ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Aëards mbahet më 12 nëntor në Londër, në shtëpinë e Duas.

Kategoritë në të cilat ajo është nominuar janë “Best New”, Best “UK & Ireland” dhe “Best Look”.

Votimet janë hapur tashmë në faqen zyrtare të MTV dhe ato mund t’i gjeni më poshtë. Dua Lipa ka nevojë për votën e shqiptarëve dhe të gjithë duhet të votojnë në linqet më poshtë.

Votoni për BEST NEW -> Këtu

Votoni për BEST UK & Ireland -> Këtu

Së shpejti hapet votimi edhe për Best Look…

Kjo është hera e parë që një shqiptare është nominuar në tri kategori në një prej ngjarjeve më të mëdha të muzikës në botë.

Dua Lipa është favorite për të triumfuar në të tri këto kategori, pasi hiti i saj “Neë Rules” arriti sukses të jashtëzakonshëm.

Befasia e këtij edicioni do të jetë Rita Ora, e cila do të jetë prezantuese e kësaj ngjarje dhe pritet të peformojë në këtë ceremoni. Vitin e kaluar ishte Bebe Rexha ajo që prezantoi këtë ngjarje të madhe.

/Telegrafi/