Rap-artisti i njohur shqiptar, Bim Bimma, i ka bërë një dhuratë të veçantë yllit me famë botërore, Dua Lipa.

Bimi ka dërguar në adresë të këngëtares albumin e tij “NR”, të cilin e ka shoqëruar edhe me një dedikim personal në ballinë. Në mbishkrimin e shkruar me dorë, ai i është drejtuar Duas me fjalët:


“Dua, të dua! Krenarë që t’kena. Bimi”, ndërsa dedikimin e ka nënshkruar.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Kjo dhuratë nuk kaloi pa u vënë re, pasi Dua Lipa e ka publikuar albumin në Instagram Story, duke treguar kështu vëmendjen ndaj gjestit të reperit. Në postimin e saj, këngëtarja e shoqëroi fotografinë me disa zemra, duke e bërë reagimin e saj të dukshëm dhe të ngrohtë.

Publikimi i Duas ka tërhequr menjëherë interesim edhe te ndjekësit shqiptarë, të cilët e kanë parë si një moment të bukur mbështetjeje dhe vlerësimi mes artistëve. /Telegrafi/