Këngëtarja Dua Lipa është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me të dashurin e saj, Isaac Carew.

Çifti kanë zgjedhur të vizitojnë Indinë, me ç'rast edhe janë njoftuar me kulturën indiane.


Këngëtarja shqiptare ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e veshur me veshje tradicionale indiane.

DUASS2

Ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se është ndihmuar nga një zonjë se si të njoftohet me traditat e vendit.

"Në Tempullin Ganesh në Jaipur. Një zonjë jashtë tempullit më ndihmoi dhe më mësoi se si të veshja sarin tim para se të hyja. Ne u bashkuam me vendasit dhe morëm trajtime për zotat dhe njerëzit brenda", ka shkruar Dua.

E njëjta, pritet që së shpejti të paraqitet në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, në MTV EMA, ku është e nominuar në katër kategori.

Ndërkohë, është paralajmëruar se së shpejti Lipa do të publikojë një këngë të re, në bashkëpunim me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli. /Telegrafi/

DUASS