Superylli shqiptar që tashmë ka famë të pakontestueshme botërore, Dua Lipa, është pak orë larg që të shkruajë historinë për karrierën e saj, muzikën Britanike dhe vendin e saj të origjinës, Kosovën.
Bukuroshja nga Prishtina, apo siç preferojmë ta quajmë plot krenari “çika jonë”, është e nominuar në hiç më pak se pesë kategori në Brit Awards 2018.
Dua Lipa kështu është më e nominuara këtë vit në Brit Awards pas një viti jashtëzakonisht të suksesshëm muzikor, falë albumit të vet-titulluar “Dua Lipa” dhe hitit të madh “New Rules”.
Këngëtarja e re, por tashmë me karrierë fantastike muzikore në të pesë kategoritë e nominuara ballafaqohet me konkurrencë mjaft të rëndësishme.
Telegrafi ka listuar të gjitha kategoritë ku është e nominuar Dua Lipa duke analizuar konkurrencën e saj dhe gjasat e saj për të dalë fituesja e Brit Awards me më së shumti çmime.
Albumi Britanik i Vitit
Dua Lipa – Dua Lipa
Ed Sheeran – Divide
J Hus – Common Sense
Rag ‘n’ Bone Man – Humour
Stormzy – Gang Signs & Prayer.
Dua Lipa me albumin e saj të vet titulluar “Dua Lipa” ballafaqohet me konkurrencë shumë të vështirë në këtë kategori. Albumi i saj që arriti të jetë në top 40 albumet më të mira e ka konkurrencën e superyllit Ed Sheeran dhe albumit të tij “Divide” që arriti të ketë javën hapëse më të mirë në aspektin e dëgjimeve për një këngëtar mashkull dhe po ashtu javën më të mirë debutuese në histori me 672 mijë kopje të shitura. Në histori vetëm Oasis dhe Adele kanë më shumë kopje të shitura në javën e parë. Po ashtu, albumi “Divide” i Ed Sheeran cilësohet nga shumë revista si Forbes si albumi më i mirë i vitit, andaj edhe ai konsiderohet favorit për këtë çmim. Konkurrenca e albumeve tjera si ai i Rag n’Bone Man, Stormzy dhe J Hus nuk konsiderohen serioze.
Këngëtarja më e mirë Britanike e Vitit
Paloma Faith
Kate Tempest
Jessie Ware
Laura Marling
Dua Lipa
Teksa e vështirë është konkurrenca për albumin, në kategorinë e këngëtares më të mirë britanike Dua konsiderohet favorite absolute. Dua përpos albumit që arriti të jetë në top 40 albumet më të mira qysh në javën e parë dhe me hitin “New Rules” arriti të kalojë një miliard klikime konsiderohet e pakapshme në këtë kategori ku ka konkurrencën e Paloma Faith, Jessie Ware, Laura Marling dhe Kate Tempest, që kanë famë kryesisht në Britani. Favorizimi i Dua Lipës për këtë çmim vjen pasi ajo arriti të depërtojë në mënyrë të befasishme edhe në tregun amerikan dhe mbarë botëror, duke mbajtur edhe turne të suksesshëm. Pritet që Dua ta rrëmbejë këtë çmim. Laura Marling dhe Paloma Faith konsiderohen si konkurrentet më të afërta të Duas.
Shpërthimi Britanik
Dave
Dua Lipa
J Hus
Loyle Carner
Sampha
Edhe në këtë kategori Dua Lipa mund të llogarisim se do të fitojë çmim, pasi është favorite në raport me Dave, J Hus dhe Loyle Carner. Sampha njihet për zërin karakteristik, por përkundër bashkëpunimeve nuk ja doli asnjëherë që të përmbushë potencialin e vet. Ndërkaq, Dua prej këngëtarëve të rinj dhe talentëve britanik tejkaloi të gjitha parashikimet, dhe ashtu si çmimi për artisten më të mirë femër, edhe atë për Shpërthimin Britanik pritet që ta fitojë “çika jonë”.
Kënga më e mirë Britanike e Vitit
Liam Payne – ‘Strip That Down’ featuring Quavo
Jax Jones feat. Raye – ‘You Don’t Know Me’
Clean Bandit – ‘Symphony’ featuring Zara Larsson
Rag’n’Bone Man – ‘Human’
J HUS – ‘Did You See’
Calvin Harris – ‘Feels’ featuring Pharrell Williams, Katy Perry and Big Sean
Dua Lipa – ‘New Rules’
Ed Sheeran – ‘Shape of You’
Jonas Blue – ‘Mama’ featuring William Singe
Little Mix – ‘Touch’
E paparashikueshme pritet të jetë konkrurenca për Këngën më të mirë Britanike të Vitit, kategori ku bëjnë pjesë shumë hite të mëdha të vitit 2017. E vështirë të përcaktohet favoriti, megjithatë Dua është lart në pritshmëritë bashkë me këngë tjera hite si “Shape of You” nga Ed Sheeran, “Symphony” nga Clean Bandit dhe Zara Larsson dhe “Feels” nga Calvin Harris. Nuk duhet të përjashtohen as “Mama” dhe “Human” nga Rag n’Bone Man. Nga të gjitha këto këngë, Ed Sheeran ka 3.2 miliardë klikime në projektin e tij “Shape of You”, i vetmi projekt që ka më shumë klikime se “New Rules” nga Dua Lipa e cila pak kohë më parë kaloi një miliard shikime në YouTube. Mbetet të shihet, por vështirë të thuhet se Dua mund të rrëmbejë këtë çmim edhe pse gjasat ekzistojnë.
Videoklipi më i mirë Britanik i Vitit
Anne-Marie – Ciao Adios
Calvin Harris Ft Pharrell Williams, Katy Perry and Big Sean – Feels
Clean Bandit Ft Zara Larsson – Symphony
Dua Lipa – New Rules
Ed Sheeran – Shape Of You
Harry Styles – Sign Of The Times
Jonas Blue Ft William Singe – Mama
Liam Payne Ft Quavo – Strip That Down
Little Mix – Touch
ZAYN and Taylor Swift – I Don’t Wanna Live Forever
Shumë videoklipe kanë arritur që të rrëmbejnë vëmendjen e publikut nga lista më lart, por asnjë sikur “New Rules” nga Dua Lipa. Këngëtarja shqiptare arriti të bëjë xhiron e botës në internet me skenat interesante të klipit, valltaret karakteristike dhe lëvizjet herë herë kontraverse. Madje ajo shihet duke ecur mbi ujë, skenë e pa parë në klipet tjera. Edhe këtu do të jetë shumë e vështirë të parashikohet se Dua Lipa mund të dalë fituese, por ashtu si për Këngën më të Mirë të Vitit edhe këtu ajo përbën konkurrencë të fuqishme për videoklipe të bukura si “Symphony” nga Clean Bandit dhe Zara Larsson dhe “Ciao Adios” nga Anne Marie, e si zakonisht nuk është për t’u përjashtuar as Ed Sheeran me klipin e “Shape of You”. Mjaft i vlerësuar nga kritikët është edhe Harry Styles” me klipin e baladës “Sign of the Times”, ku ai shfaqet duke u fluturuar, gjë që i siguroi atij shumë komente e kritika pozitive.
Kështu, duke parë konkurrencën e Dua Lipës, ajo patjetër se do të fitojë së paku një çmim dhe me shumë gjasë mund të dalë nga kjo ceremoni me dy çmime. Edhe nëse i fiton vetëm dy çmime, ajo do të jetë artistja e parë më e re britanike që fiton një numër kaq të madh çmimesh pas një numri kaq të madh nominimesh dhe këngëtarja e parë shqiptare që fiton çmim në Brit Aëards, e me këtë rast duke shkruar historinë për karrierën e saj, Britaninë e Madhe dhe Kosovën. Por, ka shumë mundësi që mbrëmja historike e Dua Lipa të kompletohet me më shumë se dy çmime…
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ke trauma, kur të dalësh, shko te një specialist” – Egla debaton ashpër me Françeskën
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man
Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi themelon një bursë për studentët shqiptarë në Gjermani
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë