LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa në rolin e modeles, hap sfilatën e “Versace”-s në Javën e Modës në Milano

Dua Lipa në rolin e modeles, hap sfilatën e “Versace”-s në Javën e Modës në Milano
Foto: Getty Images/Reuters

Shfaqja e Javës së Modës në perandorinë “Versace” të Milanos ishte një magnet për yjet të premten pasdite dhe të famshmet si: Dua Lipa, Emily Ratajkowski dhe Gigi Hadid u siguruan që të gjithë sytë të ishin mbi to ndërsa u shfaqën në pasarelë.

Dua, 26 vjeçe, veshi një fustan rozë me shkëlqen, duke theksuar belin dhe këmbët e gjata. Fustani i ngushtë me dy pjesë kishte një zbukurim të thellë, me rripa që përputheshin dhe kishte veshur taka në të njëjtën ngjyrë.


Ajo i mbante flokët e saj të zeza lirshëm rreth shpatullave të saj të zhveshura dhe i shtoi pamjes shkëlqim me disa stoli të përshtatshme, shkruan DailyMail.

Dua kishte vendosur një makijazh dramatik në fytyrën e saj – një rimel rreth syve ngjyrë të gjelbër dhe në buzë kishte vënë shkëlqyes buzësh.

Dua Lipa merr vëmendjen me ngjyrën e gjelbër në Javvën e Modës në Milano
Lexo po ashtu Dua Lipa merr vëmendjen me ngjyrën e gjelbër në Javvën e Modës në Milano

Pas saj ishte Emily, 29 vjeçe, e cila bëri një shfaqje të bujshme, pasuar nga kunata e saj Gigi Hadid.

Foto: REUTERS

Dalja në pasarelë nuk është diçka e re për Duan, pasi ajo e ka nisur karrierën në modeling, para se të bëhej këngëtare e famshme.

Lipa publikoi në Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja në këtë pasarelë, duke e falënderuar “Versace”-n si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të saj.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Një nder kaq i madh të hapë dhe të mbyllë spektaklin e ‘Versace’-s sonte në Milano, një moment surreal që unë kurrë nuk do ta harroj! Donatella Versace, ti e di, unë do të jetë gjithmonë vajza jote e preferuar e ‘Versace’s – faleminderit të gjithë ekipit që sonte e bënë këtë të mundur”, ka shkruar ndër të tjerash artistja shqiptare në Instagram.

Defilimi i saj në pasarelë është shoqëruar me një prej këngëve më të njohura të Duas, “Physical” nga albumi i saj i fundit “Future Nostalgia”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori