Dua Lipa po bëhet gati për turneun e saj të ardhshëm “Future Nostalgia”, i cili pritet të nis më nëntë shkurt.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore tashmë ka nis përgatitjet përfundimtare dhe disa imazhe që e dëshmojnë këtë ka ndarë së fundmi ajo përmes një postimi në Instagram.


Në foto që solli për miliona fansa, Dua shihet e veshur thjeshtë, por me shumë stil teksa qëndron ulur e vetme në një sallë koncertesh.

dualipa 272450335 4850317985075185 3006212768659632783 n Foto: Dua Lipa/Instagram

E veshur me një pallto blu të kombinuar me çantë me po të njëjtën ngjyrë, pantallona të bardhë dhe atletet të kuqe, Dua përfundoj pamjen me një palë syze të zeza.

“!6 ditë!!! Kush po vjen për të parë turneun Future Nostalgia”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.

dualipa 272480920 455690992704185 1081640654772082620 n Foto: Dua Lipa/Instagram

Ndërkohë, përmes një postimi që bërë në InstaStory, Dua tha se ndjenë keqardhje që i duhet të anuloi koncertet në Montereal dhe Toronto që ishin planifikuar të mbaheshin më 25 dhe 27 korrik.

Ndryshe, kujtojmë që kohë më parë u raportua që ylli i hiti “Levitating” i ka dhënë fund lidhjes me modelin, Anwar Hadid. /Telegrafi/

dualipa 272634215 463555552143062 5983100486181792215 n Foto: Dua Lipa/Instagram