LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa në kopertinën e revistës “Time” si një nga 100 njerëzit më influencues të vitit

Dua Lipa në kopertinën e revistës “Time” si një nga 100 njerëzit më influencues të vitit

Revista me nam botëror “Time”, ka përzgjedhur top 100 njerëzit më influencues në ardhje.

E në mesin e tyre për herë të parë është edhe një shqiptare, dhe ajo është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.


Dua, e cila ka origjinë nga Kosova por një karrierë të suksesshme globale, ka publikuar në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, kopertinën e revistës “Time”, e cila e ka bërë përzgjedhjen e personave më influencues në ardhje.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Faleminderit Time dhe Kylie Minogue për fjalët e ëmbla. Një nder i vërtet të jesh në kopertinën e Time të 100 njerëzve më influencues në ardhje”, ka shkruar Lipa në Instagram, ndërsa ka falënderuar bashkëpunëtorët e tjerë.

Kryeredaktori dhe CEO i “Time”, Edward Felsentha iu ka shkruar një letër lexuesve, duke theksuar: “Mes një pandemie globale, duke thelluar pabarazinë, padrejtësisë sistematike dhe pyetjeve ekzistenciale në lidhje me të vërtetën, demokracinë dhe vetë planetin, individët në listën e këtij viti sigurojnë ‘me sy të qartë shpresoj’ faktin se do të jenë ndër 100 njerëzit më influencues këtë vit. Ata janë mjekë dhe shkencëtarë që luftojnë COVID-19, avokatë që bëjnë presion për barazi dhe drejtësi, gazetarë që qëndrojnë për të vërtetën, dhe artistët që ndajnë vizionet e tyre për të tashmen dhe të ardhmen”.

Emra të tjerë të famshëm që përfshihen në këtë listë janë: Këngtëtarët Luke Combs , Phoebe Bridgers dhe Anitta, aktori Regé- Jean Page, interpretuesi Chloe X Halle, aktori i humorit Amber Ruffin, aktori Hunter Schafer , CEO i ‘Upsolve’ Rohan Pavaluri , CEO i ‘Depop’-it Maria Raga , biologu detar Ayana Elizabeth Johnson, mjeku Dr. Dairon Elisondo Rojas , dhe strategia politike Jessica Byrd. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

Magazina

"Edhe ti e ki renin tash", komenti që mori Dafina Zeqiri pas reagimit të saj për vrasjen e gruas në Pejë

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Deklaroi se është e dashuruar jashtë Big Brother, Ronaldo Sharka zbulon të dashurin e Egla Cenos

Magazina
Xhuli Nura akoma 'single': Jam në pritje për personin e duhur në jetën time

Xhuli Nura akoma 'single': Jam në pritje për personin e duhur në jetën time

Magazina
Kalo në kategori