Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pritur në takim sot (e hënë) në kabinetin e tij këngëtaren kosovare me famë ndërkombëtar, Dua Lipa.

Në konferencën për media ajo është shprehur se është shumë e emocionuar që ndodhet në Kosovë duke thënë se:


13950599_10209370766522145_640328849_o

“Nuk mund të gjejë fjalë se sa e gëzuar jam që ndodhem këtu dhe me padurim po pres koncertin. Secila audiencë është ndryshe, por këtë e kam menduar që moti se si mundet të jetë”, ka deklaruar Dua.

Ndërsa i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndihet i lumtur dhe i nderuar që Dua ndodhet në kryeqytet.

13932117_10209370766482144_990942563_o

“Si komunë ndihemi shumë të lumtur që Dua ndodhet në Prishtinë dhe si prishtinasit ashtu edhe të tjerët nuk do t’i ndal, e as nuk do t’i shkri shiu. Dua do të performojë edhe disa këngë të reja”, transmeton Telegrafi.

Edhe përkundër motit të lig koncerti i Duas, do të mbahet nesër (e martë) në Parkun e Gërmisë në të njëjtën kohë, madje lidhur me këtë Dua ka thënë se ‘është bereqet’, duke lënë të nënkuptohet se ajo nuk do të mungojë. /Telegrafi/

13932246_10209370782602547_1050226242_o